E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami-Malaj darke se bashku pas perjashtimit

Takimi

Levizja per Mendimin Ndryshe riformaton permasat e aktiviteteve te veta duke gjetur te zhvillimet e fundit ne Partine Socialiste lende te re per rigjenerim. Pas takimeve te zhvilluara nga deputeti socialist Arben Malaj ne Qytetin Studenti ish-deputete te PS-se jane mbledhur ne nje darke te perbashket ku ka marre pjese edhe i sapo perjashtuari Kastriot Islami. Sikunder eshte tanime tradite batutat dhe humori me nentekst politik nuk kane munguar edhe kete radhe. Malaj ka propozuar qe te krijohet nje forum ku te regjistrohen te gjithe te cregjistruarit nje propozim miqesor qe eshte pritur mire nga Islami i cili mesohet te jete shprehur se e majta e vertete eshte e majta e Malajt. Po keshtu ne takimin e Qytetit Studenti ish-deputeti Ilir Zela ka premtuar kandidimin e tij per garen e Tiranes pas kerkesave te te rinjve te shumte te pranishem. Edhe pse ende heret per te folur me siguri duket se nga levizja aksioni politik per modernizimin e partive politike nisur nga Arben Malaj po profilizohet si qender e gravitetit politik prirur natyrshem per nje parti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›