E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimas Regjistrimi eshte manipuluar

Athina Ministri i Jashtem i Greqise flet serish per Shqiperine por Tirana nuk pergjigjet

Ministri i Jashtem grek Stavros Dimas e konsideroi dje te dyshimte procesin e regjistrimit te popullsise dhe banesave ne Shqiperi nisur nga problemet qe sipas tij pati minoriteti grek ne kete proces. Nepermjet nje dokumenti drejtuar Parlamentit grek kryediplomati shpreh hapur faktin se pala greke e ka ndjekur me shume vemendje kete proces madje ka bere edhe nderhyrjet e saj kur e ka pare te arsyeshme. Ministria e Jashtme greke ndoqi nga afer te gjitha zhvillimet rreth regjistrimit te popullsise ne Shqiperi dhe ka nderhyre ne kohe si ne nivel dypalesh ashtu dhe ne ate europian ne menyre qe te sigurohej integriteti i procesit dhe te mos pengohej regjistrimi i pjesetareve te minoritetit kombetar grek pavaresisht zonave ku ata banonin theksohet ne dokument. Por bashke me pohimin se kjo ceshtje nga pala greke eshte ngritur ne disa nivele vjen edhe konstatimi se perseri minoriteti grek ka dyshime te forta ndaj ketij procesi. Vendimi i perfaqesuesve te minoriteteve kryesore midis tyre dhe atij grek qe u kane bere thirrje anetareve te tyre per te bojkotuar regjistrimin duke protestuar se nuk u garantohet e drejta per vetevendosje te lire tregoi mungese te theksuar besimi te pakicave kombetare ndaj shtetit shqiptar vijon dokumenti. Nisur nga ky konstatim pala greke po pergatit terrenin per mosnjohjen e ketij rezultati thene ndryshe numrit qe INSTAT do te nxjerre per minoritetin grek ne Shqiperi. Pretendimet per parregullsi ne kryerjen e regjistrimit te popullsise sjellin ne plan te pare ceshtjen e besueshmerise se rezultateve te perftuara nga perpunimi i te dhenave te madhesive te grupeve te pakicave dhe zonave ku ata jetojne thekson ministri i Jashtem Stavro Dima. Por deri ne daljen e rezultatit per numrin e minoritareve greke ne Shqiperi shume ujera pritet te rrjedhin dhe mund te jene pikerisht shifrat qe do te nxirren ato qe do te mund te benin ndryshimin e qendrimeve te paleve. Deri tani Ministria e Jashtme shqiptare eshte treguar teper e rezervuar sa i perket informacioneve ne lidhje me negociatat qe ka bere me palen greke per kete ceshtje. Rreth nje muaj me pare ne Shqiperi erdhi edhe Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke per te zhvilluar takime me kreret e larte te vendit per kete ceshtje. Por asnje nga diskutimet qe jane kryer nuk eshte zbardhur per mediat. Kjo politike eshte bere per te mos nxehur me shume situaten ne vend nisur edhe nga presioni i forte qe Aleanca Kuq e Zi dhe PDIU ka bere per kete proces. Shtyrja e rezultateve per kombesine e qytetareve shqiptare duket se ndikon edhe presionin e madh qe qeverise shqiptare i vjen nga pala greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›