Perjashtimi njolle e zeze per historine e PS-se
Kastriot Islami themelues i Partise Socialiste e ka ndare fjalen e fundit si pjesetar i grupit te saj parlamentar me mediat dhe gazetaret. Duke mos mundur te marre te drejten e nje ballafaqimi te hapur per mediat ne mbledhjen e grupit Islami i eshte drejtuar medias dhe nje konference per shtyp per te dhene arsyet dhe konkluzionet e tij per kete vendim te selise roze. Sipas tij perjashtimi nga grupi eshte nje akt i paprecedent stalinist ne fryme dhe i marre ne mungese. Ne nje perkufizim me permbledhes sipas Islamit kjo ngjarje do te mbetet ne historine e politikes shqiptare si nje njolle e zeze per PS-ne.
Ajo qe ka rene ne sy ne fjalen e tij eshte fakti se perpos prezantimit te karrieres se vet Kastriot Islami ka preferuar te shprehet vetem politikisht jashte konsiderates personale per Edi Ramen si autor te perjashtimit te tij. Madje ne nje deklarim qe lidhet me se shumti me te ardhmen Islami ka shprehur fare qarte se jam i ngulur gozhde ne politike derisa te kem energjite e mjaftueshme per te thene te verteten. E ne kete kuader ai ka folur per dy projekte politike qe lidhen me te majten nje ai i Edi Rames dhe tjetri ai i Islamit ne kufijte e te cilit perballet i gjithe kursi politik i selise roze qe prej vitit 2005 e ketej. Kjo eshte ceshtje e ballafaqimit te Projektit Fitues te se Majtes se Bashkuar qe socialistet e kane ndertuar me shume mund e sakrifica per 21 vjet me radhe per te sjelle te majten ne qeverisjen e vendit me projektin Rama qe nga viti 2005 kur prej tete vjetesh mbetet ne opozite dhe rrezikon te mbetet edhe ne vijim. Sot perballja eshte me projektin qe kerkon te forcoje perfundimisht pozitat e Rames ne krye te PS-se ne funksion te fitimit te pushtetit i vetem dhe vetem per vete... - tha Islami. fare nenkupton kjo eshte sqaruar hollesisht prej tij nje politikan dhe deputet anetar kryesie dhe sekretar i PS-se qe ne vijimesi ka kritikuar kundershtuar dhe ka nenvizuar publikisht si te gabuar thuajse te gjitha nismat e ekipit drejtues socialist sot gjendet ne poziten e nje kundershtari vetem te disa drejtuesve te cilet me ne fund kane rimarre pikerisht ate qendrim qe deri me dje perfaqesohej vetem nga zerat ndryshe. Me thjesht nuk eshte e mundur bashkejetesa me dike parashikimet e te cilit fitojne pa kerkuar paraprakisht nje falje dhe pa bere nje terheqje publike. Ne rend kronologjik bojkoti parlamentar veprimet e rruges perdorimi i instrumentit te greves se urise marredhenia e kushtezuar me Parlamentin qendrimi i gabuar taktik per liberalizmin e vizave dhe raporti i drejtuesve socialiste me 21 janarin jane sipas Islamit momentet ku kritika e tij ka zbuluar seline roze duke e kapur ne gabime dhe duke denoncuar paaftesise e saj ne raport me publikun. Ne kete kuader nuk ka munguar edhe nje qasje krahasuese dhe perzgjedhese qe mbahet ndaj tij ne krahasim me nje ze po kaq kritik si Ben Blushi. Per ta ilustruar ai ka zgjedhur pikerisht qendrimin e ketij te fundit per 21 janarin nje qendrim i cili eshte madje akuzues per Edi Ramen shume me teper se kritikat e Islamit ne kohe.
21 janari eshte nje moment tjeter. Nuk kam per te thene me shume dhe me bukur se cka thene Blushi per kete ceshtje Vrasjet ndodhen edhe sepse Edi Rama nuk e drejtoi protesten dhe nuk u fut mes protestuesve dhe gardisteve. Por kjo Blushit fatmiresisht nuk iu llogarit dhe une e pershendes kete qendrim te PS-se ndaj Blushit nderkohe qe kjo perben per mua nje argument per perjashtim politik - tha Islami. Por arsyet e largimit te tij ai ka kerkuar ti gjeje edhe ne nje lloj patologjie politiko-historike te PS-se ndaj njerezve qe shoqerohen me shume me institucionet sesa partine. Rast krahasues eshte ai i Mehmet Shehut me te cilin Islami ndan origjinen e njejte. E tek rasti i ish-kryeministrit shqiptar ai ka gjetur nje ngushellim te fundit per epilogun e marredhenies politike me seline roze qe eshte si e tille kritika me therese ajo per nje lloj autoritarizmi enverist qe sundon sipas tij serish seline roze. Per ironi te historise ndonese sic u shpreh Islami Gramozit i kam propozuar edhe nje opsion tjeter asgje nuk ka ndryshuar para mbledhjes finale.