E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konja: Pretendimet e PS per 100-vjecaret, te paarsyeshme

Ministria e Brendshme reagoi dje ndaj shqetesimet e ngritura nga Partia Socialiste, duke sqaruar se listat e zgjedhesve ne Shqiperi jane ndertuar mbi bazen e nje regjistri te ri elektronik te standardeve me te mira evropiane. Zedhenesi i kesaj ministrie, Fatmir Konja, nepermjet nje deklarate per mediat, deklaroi se per here te pare ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi lista paraprake e votuesve u shpall 4 muaj perpara dites se zgjedhjeve, duke ofruar mundesi te plota per cdo qytetar te kontrollonte dhe korrigjonte gabimet e mundshme ne ate liste. Ai tha se lista perfundimtare e zgjedhesve eshte nje liste e hartuar dhe konfirmuar zyrtarisht nga cdo kryetar, i cdo njesie te qeverisjes vendore. "Eshte e vertete qe ne listat e zgjedhesve ka nje numer qytetaresh me moshe mbi 100 vjec, por per sa kohe ata ligjerisht jane shtetas qe nuk jane deklaruar te vdekur nga familjaret e tyre, sic e parashikon ligji, askush nuk mundet t'i fshije ata nga Regjistri Kombetar i Shtetasve", beri te ditur Konja. Ai tha se duket krejt i paarsyeshem pretendimi i Partise Socialiste per te konsideruar te vdekur cdo shtetas qe ka mbushur moshen 90 vjec. Njeheresh Konja tha se pas dates 15 qershor do te dergohen ne KQZ dhe partive listat e personave pa pasaporte qe kane aplikuar dhe ata qe kane mbetur pa aplikuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›