Lezhë, 2 të vdekur për cështje pronësie, qëllojnë njëri-tjetrin me armë
LEZHË- Një konflikt për cëshjte pronësie ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kallmet të qytetit të Lezhës.
Nga hetimet paraprake policia bën me dije se Preng Bardhi dhe Pjetër Pjetri banorë të fshatit Kallmet janë konfliktuar me njëri-tjetrin për cështje pronësi, dhe më pas i kanë qëlluar njëri-tjetrit më armën e tyre të gjahut.
Mësohet se Bardhi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marrë dhe ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë Pjetër Pjetri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku mësohet se ka humbur jetë rrugës për në spital.
Forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje.
(e.m/BalkanWeb)