E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha merr detyrën e re brenda 10 ditëve. KQZ: Mandatet e Këshillit, jo pengesë për emërimin e Kryetarit

12-07-2011 / Gazeta 55

Lulzim Basha zyrtarisht mund të marrë detyrën e tij të re si kryebashkiak i Tiranës, për më pak se 10 ditë. Mos miratimi i mandateve dhe vonesa në konstituimin e këshillit, nuk e pengojnë Bashën të marrë detyrën e re. Të këtij mendimi janë përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zëdhënësi i këtij institucioni Leonard Olli tha se mos miratimi i mandateve të këshillit bashkiak, nuk pengon z.Basha të marrë detyrën, pasi ai është de jure kryetar i bashkisë së Tiranës.


“Nuk ka asnjë lloj problemi për marrjen e detyrës nga ana e zotit Basha. Me pranimin e këtij akti të KQZ dhe Kolegjit, fillon puna për konstituimin e Këshillit nën drejtimin e Prefektit. Pas konstituimit, bëhet betimi i kryetarit të bashkisë Lulzim Basha”- thotë Olli.


Sipas tij, Lulzim Basha është zyrtarisht në detyrë që prej vendimit të Kolegjit, i cili la në fuqi vendimin e KQZ-së. “Përfundimi i ankimimeve dhe vendimi i Kolegjit, i japin atij të drejtë de jure, për ushtrimin e detyrës”- tha më tej zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›