E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: PS do t'i përgjigjet ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore

TIRANË- Deputeti i PS-së Kastriot Islami i pranishëm sot në punimet e Kuvendit shprehu besimin se opozita, pavarësisht rezultatit zgjedhor do të vijojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, pasi nuk meriton që të ketë një marrëdhënie të tensionuar me të.

“Besoj që Partia Socialiste e ka të gjithë potencialin e saj, pavarësisht nga pakënaqsia lidhur me rezultatin zgjedhor për Bashkinë e Tiranës, për të vazhduar të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar në radhë të parë, sepse është një parti që nuk e meriton të ndërtojë një marrëdhënie të tensionuar me faktorin ndërkombëtar”,- theksoi deputeti i PS-së, Kastriot Islami.

Ndërkohë, deputeti socialist u shpreh se PS-së do t’i përgjigjet kërkesës së ndërkombëtarëve për bashkepunim në reformën zgjedhore dhe nuk do të ndërmarrë veprime që nuk janë të denja për forvën më të madhe opozitare në vend.

“Duhet pritur raporti i OSBE/ODHIR dhe mbi bazën e tij natyrisht duhet ndërtuar e gjithë agjenda për reformën zgjedhore në të ardhmen. Nuk besoj se Partia Socialiste do të kalojë në veprime që nuk janë të qënësishme për forcën më të madhe opozitare në vend”,- u shpreh Islami.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›