Islami: PS po pergatitet per zgjedhjet lokale te 8 majit
Deklaratat per bojkot te zgjedhjeve lokale duket se jane nje strategji e opozites per te terhequr vemendjen. Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami deklaron se selia roze po pergatitet per zgjedhjet lokale. Ne nje interviste dhene per televizionin "ABC Nees", Islami shprehet se bojkoti i zgjedhjet eshte nje opsion qe do te kete kosto te madhe. "Dhe pse deklaron bojkot, PS po pergatitet per zgjedhjet. Une personalisht kam qene kunder bojkotit dhe djegies se mandateve", tha Islami. Perfaqesuesi i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne seline roze jep dhe objeksionet e tij per rrugen qe ka ndjekur deri me sot per dhe tensionimin e situates politike ne vend. Ai shprehet se strategjia e ndjekur nga opozita per koalicionin zgjedhore mund te sjelle probleme per vet Partine Socialiste. Duke shtuar me tej edhe rendesine e koalicionit te dikurshem me Levizjen Socialiste per Integrim ne zgjedhje, pasi kete here sipas tij, mungesa e saj, do te vihet re me siguri ne rezultatet e se majtes ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Ai ka konfirmuar edhe qendrimin e meparshme se Partia Socialiste nuk po reagon sic duhet ndaj strategjise se re elektorale qe kerkon Kodi Zgjedhor. Nje Kod qe sipas sipas Islamit u miratua me nje marreveshje mes kryetarit te opozites Edi Rama dhe kreut te mazhorances, Sali Berisha. Islami ka folur dhe per mungesen e jetes institucionale te Partise Socialiste, duke u ndalur ne menyre te vecante ne qendrimin qe opozita po mban ndaj Kuvendit. Deputeti i PS-se u shpreh se ne kete pike nuk ka me surpriza, pasi eshte bere e ditur nga eksponent te PS-se se marredheniet me Kuvendit do te jene te kushtezuara. "Opozita shpesh here zgjedh ta braktise parlamentin", tha Islami. Deputeti i PS-se ka shprehur dhe rezervat e tij per tensionimin e situates, duke theksuar se Berisha mazhoranca aktuale i fitoi zgjedhjet e vitit 2005 dhe se tani jemi nje vend i NATO-s dhe pretendent per anetaresim me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian. Por ne arritjet e vendit, Islami ka theksuar se ka kontribut edhe Partia Socialiste, e cila gjate 8 viteve ne pushtet ka bere reforma te rendesishme per integrimin e vendit. Deputeti i PS-se dhe ish-kryetar i Kuvendit ka folur dhe per lenin e imunitetit, duke theksuar se nje zgjidhje racionale do te ishte aplikimi i modelit gjerman. Por edhe pse nje model i perkrahur gjeresisht, Islami ka shtuar se do te ishte e veshtire qe ky sistem te aplikohej me sukses ne vend.