Svoboda: PS do te hyje ne zgjedhje. Rama: S'ka zgjedhje ne kete situate

Deklarata kontradiktore dje ne kuadrin e mbledhjes se Parlamentit Evropian ne seance te posacme per Shqiperine. Zevendespresidenti i grupit parlamentar socialist ne Parlamentin Evropian Hannes Sbovoda doli publikisht dhe tha se drejtuesit socialiste shqiptare e kishin siguruar ate se nuk do te kishte bojkot te zgjedhjeve te 8 majit. Pak ore me vone, Edi Rama flet ne Top Channel duke pergenjeshtruar kete angazhim. Duke iu rikthyer deklaratave te mehershme, Rama theksoi se ne kete situate nuk mund te behet fjale per zhvillim te zgjedhjeve vendore. Socialistet Evropiane jane shprehur se kane arritur te bindin Edi Ramen qe te marre pjese ne zgjedhjet vendore. Gjate takimeve te zhvilluara dje ne Strasburg, perfaqesuesit e Parlamentit Evropian kane diskutuar me kreun e PS-se per situaten ne vend dhe i kane shprehur edhe nje here qendrimin e tyre. Konkretisht eshte rene dakord qe pjesemarrja e PS-se te shoqerohet me disa ndryshime ne Kodin Zgjedhor, per te cilat mazhoranca ka qene gjithmone e gatshme, me kusht qe te mos bien ndesh me rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe ligjet e vendit. Nenkryetari i Grupit te Socialisteve ne Parlamentin Evropian, Svoboda tha dje per "Euroklan" se nuk behet me fjale per bojkot te opozites. Ai ka permendur dhe faktin se ndryshimet ne Kod do te jene ne baze te rekomandimeve te nderkombetareve dhe se ka marre garanci nga dy kampet per kete. "Mesazhi yne ishte shume i qarte dhe ne morem po ashtu nje pergjigje te qarte, se opozita nê Shqiperi eshte e interesuar qe te marri pjese ne zgjedhjet lokale. Pra, nuk behet me fjale per te bllokuar, apo per mos te marre pjese. Ata duan disa ndryshime, por keto ndryshime jane ne baze te sugjerimeve te ODIHR-it qe eshte pergjegjes per zgjedhjet. Kryeministri Berisha premtoi, qe nese keto ndryshime jane ne linje me rekomandimet nderkombetare te ODIHR -it, ai eshte gati ti beje ato. Tani, eshte koha per aksion", tha Svoboda, ne cilesine e nje prej perfaqesuesve me te rendesishem te se majtes ne Parlamentin Evropian. Te njejtin qendrim ka mbajtur dhe eurodeputetja e majte sllovene, Tanja Fajon. Ajo ka shprehur sigurine per zhvillimin normal te zgjedhjeve te 8 majit. "Jam e sigurt, se zgjedhjet ne maj do jene nje shembull i shkelqyer, nje test i mire qe Shqiperia te tregoje qe eshte nje shtet demokratik, qe respekton shtetin ligjor, institucionet demokratike dhe eshte gati qe te shkoje drejt integrimit evropian. Sic e dini ne kemi punuar fort qe te garantonim levizjen e lire per qytetaret shqiptare dhe nuk duam te shohim Shqiperia qe te beje hapa mbrapa sepse eshte e rendesishme per qytetaret. Une jam ne anen e qytetareve shqiptare dhe deshiroj te inkurajoj njerezit dhe palet e perfshira qe te ecin perpara, te respektojne vlerat evropiane dhe zgjedhjet jane nje test mjaft i mire per kete gje", tha dje Fajon. Qendrimi i mbajtur dje nga perfaqesuesit e te majtes ne Parlamentin Evropian tregon dhe kthesen e opozites ne raport me zgjedhjet vendore. Q.Xhani
Rama:
"S'bojkotojme, por s'ka zgjedhje ne keto kushte"
"Takimet e mia kane lidhje me nevojen per te bere te qarta disa te verteta qe dukshem u fshihen europarlamentareve te djathte nga propaganda e shfrenuar e regjimit te kusarise ne Tirane. Te verteten qe ne gjate gjithe pjeses se dyte te vitit te shkuar kemi luftuar as me shume e as me pak, po per te vene ne jete rezoluten e ketij parlamenti, te votuar jo vetem nga e majta, por edhe nga e djathta evropiane qe do te kishte zgjidhur krizen e rende te zgjedhjeve ne Shqiperi. Te verteten qe ne jemi ne Parlament dhe qe do vazhdojme te jemi aty duke u ballafaquar me regjimin ne hapesiren e Parlamentit. Te verteten qe ne kurre nuk kemi folur dhe as kemi menduar te bojkotojme zgjedhjet lokale dhe se per ne bojkoti zgjedhjeve nuk ka qene dhe nuk eshte nje opsion. Nderkohe qe padyshim ne jemi ketu edhe per te nenvizuar te verteten se zgjedhjet lokale ne keto kushte nuk mund te behen dhe se duhen krijuar kushtet per ti bere zgjedhjet lokale duke krijuar nje kuader garancish te qarta per cdo qytetar dhe per cdo pale ne zgjedhje. Si edhe duke krijuar nje klime ku sigurisht pushteti nuk punon per pushtetin dhe ku policia nuk i vihet ne sherbim riciklimit edhe nje here tjeter te pushtetit", tha Rama dje per mediat.