Durrës, makina del nga rruga, 5 të plagosur

Pesë persona janë plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku një automjet benz me të cilën udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.
Si pasojë janë plagosur 5 persona, identitetit i të cilëve ende nuk bëhet e ditur, ku 2 prej tyre janë në gjendje kritike dhe janw nisur drejt Tiranës ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte automjeti.