E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, grabitet një banesë, 4 të arrestuar

Persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur mbrëmjen e djeshme një banesë në Durrës.
 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ishmit ku 4 persona të armatosur kanë hyrë në banesën e një familjeje dhe nën kërcënimin e armëve kanë garbitur 10 mijë euro.
 

Menjëherë grabitësit të ndihmuar edhe nga errësira janë larguar nga vendngjarja por pas një operacioni të policisë është bërë e mundur arrestimi i tyre.
 

Ndërkohë policia e Durrësit nuk bën të ditur identitetin e të arrestuarve por mësohet se njëri prej të tyre kishte lidhje me familjen e grabitur dhe dinte që në banesë kishte para.
 

Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›