E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Rama imiton Agron Llakajn në rolin e Berishës

TIRANË- Deputeti, Kastriot Islami e ka cilësuar selektiv për jashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.  I ftuar në një studio televizive ai u shpreh se “vendimi për përjashtimin tim është selektiv dhe politik nga Edi Rama.

Kjo pasi gjatë dy viteteve të fundit rregullorja e partisë është shkelur disa herë nga deputetë ë tjerë”. I pyetur pse pikërisht u përjashtua vetëm ai, Islami tha se “Rama goditi një simbol të PS– së.

Përjashtimi im është një mesazh për grupin parlamentar dhe jo për mua”. Ai shtoi gjithashtu se me këto qëndrime “Rama nuk po imiton Berishën, por Agron Llakaj që imiton Berishën”.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›