E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Pensionistet me peticion per trajtim me te mire

Ne Kosove pensionistet kundershtojne miratimin e projektligjit per skemat pensionale te financuara nga shteti duke e cilesuar ate diskriminues. Sot ata filluan mbledhjen e 10 mije nenshkrimeve te cilat do tua dergojne drejtuesve te institucioneve dhe faktoreve tjere per te shprehur kundershtimin ndaj trajtimit te pensionisteve. Sipas ligjit pensionet do te sillen nga 50 deri ne 100 euro qe per pensionistet paraqet nje situate te papranueshme. Hamdi Tasholli nga shoqatat e pensionisteve te Kosoves tha se pakenaqesite kane te bejne edhe me kategorizimin e pensioneve ceshtje kjo e perfshire ne njeren nga pikat e ligjit.

shte shume qesharake se ai nen parashihet te zbatohet ne vitin 2015 apo 2016 dhe pensionistet invalidor te punes dhe familjaret nuk kane marre asnje qindarke nga ajo qe kane punuar qe nga viti 1999. Nuk duhet fort te krenohemi se e kemi futur ate ligj i cili i ka diskretituar pensionistet nga marredhenia e punes por edhe nga pensionistet e moshes te cilet e marrin nje ndihme dhe jo pension dhe ceshte me e cuditshme se ne menyre uniforme ndahen pensionet tha zoti Tasholli.

Por ministri i punes dhe mireqenies sociale ne qeverine e Kosoves Nenad Rashiq tha ne nje bisede per Zerin e Amerikes se gjendja aktuale e pensionisteve nuk eshte e mire mirepo ka kerkuar mbeshtetjen e shoqatave te pensionisteve meqe ligji eshte i domosdoshem.

Une e di qe nevojat e pensionisteve ky ligj nuk mund ti permbush por ligji eshte dinamik i cili krijon mundesi qe pas disa viteve te kemi nje kategorizim te pensioneve dhe per cdo nje kohe te caktuar ne do te kemi nje permisim te skemave tha ministri Rashiq.

Zoti Tasholli thote se pensionistet do te bejne perpjekje qe ne rruge institucionale te sigurojne nje trajtim me te mire duke u bere thirrje institucioneve per nje  perkujdesje me te madhe per kete kategori te popullsise.

Nuk e di se cfare motivi duhet ta kene ata qe vendosin per kete ceshtje me te madh se sa tiu lehtesojne jeten prinderve te tyre familjareve dhe te jene te kenaqur. Ne pergjithesi jane 170 mije pensionist dhe vetem ta shumezojme me numrin 3 del se nje numer i madh i popullates se Kosoves eshte teper i pakenaqur dhe kur kjo shtrese eshte e pakenaqur nuk duhet te jete as pushteti i kenaqur me deklarata pompoze se kemi bere shume per pensionist tha zoti Tasholli.

Nepermjet peticionit ata kerkojne qe pensioni mesatar i tyre te jete i barabarte me 60 per qind e pages mesatare ne Kosove e cila sillet diku rreth 350 euro. Por sipas ministrit te punes kjo eshte e pamundur ne nje shoqeri ku shkalla e papunesise arrin ne mbi 40 per qind.

Nese kemi nje numer te njerezve te rinj qe jane te papune dhe ne insistojme qe te gjitha mjetet qe kemi ti investojme vetem ne pensione kjo do te thote se ne nuk jemi menaxher te mire. Ne po mendojme per te ardhmen. Une e cmoj kontributin e cdo pensionisti por ne jemi instrument i cili duhet te marr pergjegjesine dhe te krijoj nje balance te krijoje nje mundesi per te gjithe tha ministri Rashiq.

Kosova kishte nje fond pensionesh i cili eshte terhequr nga administrata serbe ne perfundim te luftes dhe pensionistet kerkojne qe kjo ceshtje te jete pjese e bisedimeve me Beogradin te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Ata terheqin verejtjen se mbijetesa e tyre veshtire se mund te sigurohet me skemen aktuale te pensioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›