Korcë, foshnja jetime është në gjendje të rëndë
KORÇË - Foshnja disa ditëshe e 22-vjeçares Erjola Dinoshi që ndërroi jetë gjatë lindjes në maternitetin e Korçës, është në gjendje kritike për jetën.
"Foshnja ka shenja jete, por ka probleme në tru. Kjo për shkak se ajo ka vuajtur 4 orë gjatë lindjes në barkun e nënës.
Vazhdojmë ta kemi nën kujdes të vazhdueshëm, me qëllim rikthimin në jetë normale", - pohon mjeku pediatër Edjon
Kollçinaku.
Që nga e premtja e javës që shkoi, ditë në të cilën lindi, foshnja ndodhet në maternitetin e qytetit të Korçës. Për vdekjen e nënës së saj gjatë lindjes, policia po heton dy mjekë e dy infermiere për "Mjekim të pakujdesshëm".
(el.me/GSH/BalkanWeb)