ISHP: 4% e fëmijëve në Shqipëri janë obezë
TIRANË- Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik thotë se niveli i fëmijëve obezë në Shqipëri ka arritur në nivelin 4%.
Kohët e fundit obeziteti dhe mbipesha tek fëmijët po kthehen në një nga problemet më shqetësuese për mjekët pediatër.
Numri i rasteve të fëmijëve me probleme mbipeshe që paraqiten në QSUT shkon nga 150-200 në muaj.
Kryesisht fenomeni është i përqendruar në zonat më të pasura siç janë Tirana, Durrësi apo Elbasani. Numri është shumë i lartë për mjekët, duke pasur parasysh edhe faktin që fenomeni po vjen gjithmonë duke u rritur.
(el.me/GSH/BalkanWeb)