Korrupsioni në gjykata, Halimi: Seancat me video, procesi nis në janar
TIRANE - I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi deklaroi se noteri do të shërbejë si një hallkë e ndërmjetme mes qytetarëve dhe zyrës së regjistrimit të pasurive te patundshme dhe do të shmangë radhët dhe informalitetin. Ministri Halimi garantoi se në këtë mënyrë hipotekimi me sistem dixhital ofrohet garanci 100% për blerësin, shitësin dhe bankat.
“Blerësi do paguajë paratë në një llogari bankare, noteri do marrë tapinë në emër të blerësit, do ti thotë ‘urdhëro vëlla ja ku e ke tapinë, shitësit ja ku i ke paratë”, dhe blerësi do ketë pronën të blerë katërcipërisht. Qytetarët nuk do shkojnë të bëjnë 5 hapa në zyrën e regjistrimit të pasurive të kthehen sërish ke bashkia apo noteri. Garancia është tek sistemi, tek dixhitalizimi, për Tiranën ky sistem ka përfunduar po përpunohet sistemi, mënyra sesi noterët të futen në sistem dhe garancia është 100%, jo vetëm noteri por edhe bankat kanë pjesën e kolateralit, dhe ato kanë pjesën e tyre se debitori mund tu rrëshqasë, sistemi jep garanci totale, ndaj bankave dhe ndaj gjithë biznesit. Kjo reformë është për qytetarët, shërbim cilësor, eficent dhe garantues për qytetarin”- deklaroi Halimi.
Korrupsioni ne gjykata
Ministri Eduard Halimi theksoi se në sistemin gjyqësor është evidentuar se ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Halimi solli në vëmendje gjatë emisionit ‘5 pyetjet nga Babaramo’, cështjen ‘Xhuvani’, ku sipas tij ishte rasti me emblematik ku prokuroria nuk funksionoi si duhet.
“Shkeljet e kosntatuara si tek rasti i Xhuvanit qe u dënua me 2 vjet se vrau. Është një nga rastet më emblematike të mosfunksionimit të prokurorisë. Ka patur hetime ku është vërtetuar jashtëzakonisht abuzimi i prokurorëve, është shtjelluar cështja penale nga policia dhe është ndryshuar brenda ditës, është mbajtur 2 muaj nga prokurori me synimin, se do harrohet cështja. Por, në këtë rast kemi armëmbajtje pa leje dhe vrasje e personit dhe dënim 2 vjet burg. Shkeljet e prokurorit i janë dërguar Presidentit të Republikës”.
Halimi më tej theksoi se ndër 375 gjyqtarë gjithsej në vend, janë të pakët të korruptuarit. Sipas tij, kjo vjen nga 2 arsye, nga kontrolli që duhet kryer nga KLD, dhe nga mos promovimi.
"Marrja disiplinore nuk është punë e ministrit, kontrollin e ka në dorë KLD. Nuk janë gjithë gjyqtarët e korruptuar, shumë e nisin ditën me punë të madhe, vetëmohim, kurse të pakët janë ata që e nisin ditën për interesa personale. E dyta, duhet promovimi i gjyqtarëve sipas vlerësimit. KLD e ka në dorë, në 375 gjyqtarë nuk promovon numrin e gjyqtarëve të ndershëm, por do promovojë këta të pandershmit, ndaj sigurisht ne i kemi futur një thikë në shpinë tërë sistemit, por kemi inkurajuar gjyqtarët e ndershëm”.
Masat që do të merren për të shmangur korrupsionin në gjykata, do te jene, cdo proces do të regjistrohet me video përkatëse në mënyrë që gjyqet të kontrollohen. Ky proces bëri të ditur, Minisitri Halimi do të nisë shumë shpejt dhe do të zgjerohet brenda vitit në mbarë vendin.
“Në sallat e gjyqit do ketë regjistrime me video, out-rekording. Sallat do të pajisen me mikforona, video që do regjistrojnë pamjet dhe veprimet e gjyqtarëve. Atëherë, ky gjyqtar do jetë më i ndershëm. Ky proces do të nisë brenda janarit dhe 70% e procesit do përfundojë brenda vitti 2012. Videorekording do jetë dokument që do t’i bashkangjitet dosjes gjyqësore, dhe në cdo rast që do ketë pikëpyetje disku do të shihet dhe do dëgjohet dhe fjala e prokurorit dhe gjyqtarit dhe si është trajtuar procesi”
Gjykata Administrative, Halimi: Kemi sinjale pozitive
Ministri Halimi deklaroi se ka sinjale të mira për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend, duke përfshirë edhe ligjin për Gjykatën Administrative.
“Ka një sinjal pozitiv për miratimin e ligjeve me 3/5, të cilat do të rishqyrtohen edhe njëherë sipas një kalendari që pritet të miratohet me të nisur puna e sesionit të ri Kuvendor. Kjo gjykatë do t’i jepte një hov të ri biznesit dhe sistemit të drejtësisë.” - deklaroi ministri.
Ndërkohë ministri Halimi bëri të ditur se në rast të mosmiratimit të këtij ligji, godina që po përgatitet për Gjykatën Administrative do të shndërrohet në Dhomën Administrative të Tiranës.
“Godina për Gjykatën Administrative do të ndodhet në rrugën ‘Don Bosko’. Në rast se nuk do të ketë një miratim të ligjit, kjo godinë do të shërbejë si Dhomë Administrative e Tiranës. Godina besoj se do të jetë gati brenda gjashtë-mujorit të parë të vitit 2012.”- u shpreh Halimi.
Gjyqtarët do rishpërndahen, Tirana ka nevojë për më shumë
Ministri i Drejtësisë deklaroi se ka nisur puna për një rishpërndarje të gjyqtarëve në rang vendi, duke sjellë më shumë gjyqtarë në Tiranë, ku ka më tepër ngarkesë.
“Shpërndarja e gjyqtareve nuk i përgjigjet ngarkesës që ata kanë. Gjykata e Tiranës ka nevojë për më tepër gjyqtarë. Kemi filluar një reformë për të reduktuar numrin e gjyqtarëve në disa rrethe dhe shtimin e numrit të gjyqtarëve në Tiranë. Gjyqtarët që do të shpërngulen nga rrethet nuk do të mbeten pa punë, por do të vijnë në Tiranë”- u shpreh Halimi.
(er.nu/da.bo/BalkanWeb)