E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami Rama u terhoq nga kutite se u shpall kandidat per bashkine Fino servil per nje kocke

/ /

Zoti Islami kryetari socialist deklaroi ne asamble se PS-se nuk i duhen fletet e votimit por vetem materialet zgjedhore. A do te thote kjo qe Rama pranon me se fundmi propozimin tuaj qe keni bere para 15 muajve per zbatimin e nenin 178 te Kodit Zgjedhor
Zoti Rama dhe PS po afrohen ngadale e shume te vonuar pas nje deshtimi te teknologjise radikale nuk ka aspak vend per eufori nga ata qe mendojne ndryshe tek zgjidhja qe une kam propozuar e bere publike qe prej 15 muajsh kjo zgjidhje ka qene ne themel te kundershtive qe une dhe disa nga koleget e mi kemi pasur me Ramen dhe me qendrimin e PS per transparencen e zgjedhjeve dhe te te gjitha veprimeve qe u ngriten bazuar ne kete qendrim. Ate qe tha Rama ne mbledhjen e fundit une e kam thene dhe garantuar qysh ne 7 shtator 2009 pikerisht ate dite qe ka nisur punimet Kuvendi i Shqiperise.
Ju e konsideroni kete qendrim si nje reflektim ndaj gjithcka ka thene LMN-ja apo si rruga e vetme mbi te cilin do te kalonte procesi i transparences se zgjedhjeve
Jo plotesisht por se paku tregon indirekt se nuk kemi gabuar une dhe koleget e mi por ka gabuar Rama dhe te gjithe ata qe ndoqen kete lloj politike me frymen klienteliste te oborrit esprit de cour dhe tani pas 15 muajsh detyrohen te vijne tek zgjidhja normale e ligjore. Dhe nisur nga kjo logjike nuk eshte e vertete se Rama po na fal apo na toleron neve por normalisht duhet te ishin te gjithe ata qe kane pasur mendim ndryshe qe do te duhet te falnin po perdor termin e Rames apo toleronin Ramen per kete strategji te gabuar e natyrisht te gjithe ata qe qorrazi kane mbeshtetur nje qendrim te gabuar dhe te gjithe veprimet pasuese bojkotin e Kuvendit protestat joefikase e rraskapitese te militanteve dhe te punonjesve te administratave socialiste vendore greven e urise bllokimin e rrugeve dhe se fundmi marredheniet e cuditshme me Kuvendin ku marrim pjese ne punimet e komisioneve e seancave plenare votojme sa per te marre rrogen dhe nuk marrim pjese ne asnje votim. Ky duhet te ishte per kete ceshtje sensi i vertete e i sinqerte i fjales se Rames pasi mori guximin te deklaronte se PS nuk i kerkon me fletet e votimit. Ne nuk kerkojme qe Rama te na kerkoje falje por se paku heshtje e mirenjohje sepse menyra sesi e trajtoi Rama kete ceshtje ne asamble ishte poshteruese sikur po falnin kundershtaret qe na paskan ndihmuar Berishen dhe tani vete kthehet po tek zgjidhja jone duke hequr dore nga fletet e votimit pasi eshte bere kthesa 180 grade.
A eshte kjo zgjidhja e sinqerte e kreut socialist qe do te kishte pergjigje pozitive nga kreu i maxhorances Berisha
Do deshiroja te isha pohues. Por per ti shkuar deri ne fund ketij rrefimi e distancimi nga mekati i mbajtjes peng te opozites jashte veprimit institucional me sloganin tanime te harruar hap kutite ose largohu mbetet edhe pak per tu thene nga Rama qe te arrihet plotesisht tek zgjidhja. Rama duhet te thote pa hezitim se PS eshte e gatshme te pranoje zbatimin e nenit 178.6 te Kodit Zgjedhor sepse me ate qe ka thene realisht dhe nese eshte i gatshem per zgjidhje ligjore e kushtetuese vetem kjo nenkuptohet. ..Pra Rames tani i mbetet te pranoje duke thene troc se KQZ mund te djege fletet e votimit... sepse realisht kjo qe ka thene vetem kete nenkupton...Dhe sinqerisht them se nuk kam asnje shenje triumfalizmi por nga ana tjeter nuk mund te pranoj poshterimin qe lidhet me kalimin e se drejtes tek Bashkim Fino qe per te amnistuar vetveten dhe fituar perkohesisht nje kocke u aktivizua me sulme servile gjate nje jave kunder Kryesise dhe sekretareve. Fakti qe PS dhe Rama kthehen tek heqja dore nga fletet te votimit eshte perpjekje per kthim ne normalitet gje per te cilen kemi luftuar une dhe koleget e mi dhe per te cilen na kane akuzuar deri tradhtare dhe te shitur te Berishes. Tani jemi ne normalitet dhe per mbajtjen e PS ne normalitet ne nuk kemi asnje pergjegjesi.
Ju po thoni se propozimi qe beri deputeti Fino per votebesim te Kryesise dhe largimin e sekretareve qe nuk shkojne ne zyra ishte i koordinuar me zotin Rama
Tanime qe pamja eshte e plote rezulton se kjo me shume gjasa ishte nje skeme e perpunuar me pare skeme e padenje. Rama duhej te distancohej minimalisht ose te stoponte daljet e Finos per te goditur kundershtaret/koleget e tij thjesht ne funksion te ambicieve te tij naive per nje kocke deri ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Aq me teper po ti referohej asaj qe tha Rama per heqjen dore nga fletet e votimit Fino duhet te ulte koken dhe te kerkonte falje dhe minimalisht duhet ti vinte zor nga vetja qe ishte gjendur i shtrire pa asnje kuptim neper rruget e Lushnjes me bindjen se kryetari i PS-se kishte pasur te drejte dhe ishte i vendosur deri ne fund per te hapur kutite ose per te larguar Berishen. Se paku duhet te heshte tani qe kjo taktike kishte deshtuar.
Po perse nuk reaguat para mbledhjes apo ne mbledhje
Nuk reagova qellimisht para mbledhjes se asamblese per te kuptuar nese behej fjale per veprim personal te Finos apo koordinim te veprimeve te tij me Ramen ndonese te gjitha indikacionet tregonin kete te fundit. Lavderimi qe i beri Rama dhe kocka qe mori Fino e vertetuan plotesisht hipotezen nderkohe qe kerkimi i faljes nga Fino per sulmin ishte thjesht formal. Kete radhe nuk po e stigmatizoj publikisht Finon sepse kjo nuk me lejohet as per shkak te nivelit intelektual dhe as te integritetit politiko-moral te ndryshem. Aq me teper qe punet qe kam bere apo mund te bej ne PS jane te nje niveli cilesie e thellesie te pakuptueshme nga Fino. Por ashtu duke qene proaktiv nuk mbaj mend ndonjehere qe te kem pasur nevoje te vihem ne levizje nga dikush sepse une ne levizje jam vazhdimisht. Dhe nese do te isha simetrik ndaj Finos me siguri do te rezultoja superior por vendosa te mbetem vetem me kaq se une nuk sulmoj askend i pari por ama nuk lejoj asnje te preke integritetin tim.
Zoti Fino thote se ju sekretaret keni munguar ne pune..
Kjo eshte qesharake sepse sulmohem ne nje nga pikat e mia me te forta. Me kete rast duhet te sqaroj se une nuk qendroj formalisht ne zyre por jam mbi 16 ore ne pune nuk qendroj as ne bilardo dhe as nuk shpenzoj kohe duke vene baste apo luajtur domino as nuk jam marre kurre me orarin formal te vartesve sepse une organizoj punen time dhe te ekipit tim mbi bazen e suksesit e te performances. Lidhur me kete akuze bajate mund te them se eshte teresisht pergjegjesi e Rames qe nuk ka mbledhur prej nje viti kryesine apo nuk ka vazhduar te takohet cdo jave me sekretaret si me pare. Dhe po ashtu nuk kam dhene doreheqjen sic me sugjeronte me ligesi/naivitet Fino pasi isha i sigurt se une dhe koleget e mi kishim te drejte dhe do te vinte dita kur Rama do te na jepte te drejte per qendrimin tone. Keto pak rreshta qe thashe per Finon ishin me shume nje mesazh per Ramen. Kjo eshte nje verejtje tjeter per fjalen e tij ne asamble sepse ne vend qe te stigmatizonte permes lavderimit te Finos dhe shperblimit te tij sekretaret dhe anetaret e kryesise Rama duhet te kishte pranuar dhe ky do te ishte reflektim i sinqerte se pergjegjes per mosfunksionimin e kryesise dhe sekretariatit ishte vetem ai vete.
Ne fjalen e tij zoti Rama beri nje bilanc te punes se tij ne krye te Bashkise se Tiranes por dhe nje distancim te tij nga akuzat qe po i behen nga maxhoranca lidhur me 20. Ju mendoni se zoti Rama do te rikandidoje per kryetar te Bashkise se Tiranes Dhe nese kjo eshte e vertete si mund te permblidhej thelbi i kesaj taktike
Neper rreshtat e fjales se kryetarit te PS ne asamble por jo vetem mund te kuptohet lehtesisht se Rama beri publike kandidaturen e tij per kreun e Bashkise se Tiranes. Nga bisedat me shume kolege aty rezulton se Rama ne fjalen e tij tha tri gjera 1 ...do jem perseri kandidati per kreun e Bashkise se Tiranes 2 ...kam qene dhe jam i paster dhe kam punuar mire e gjithcka qe thuhet kunder meje eshte prodhim i makines se baltes se Berishes dhe kush ben kritika per kete gje bashkohet me Berishen dhe 3 ... per kete arsye mblidhuni rreth meje deri ne zgjedhjet e ardhshme edhe ata qe kane qene me mua edhe ata qe me kane kritikuar se shapin nga sheqeri e ndajme pas zgjedhjeve ne kongresin e vitit te ardhshem.
Mendoni se taktika qe ju sapo zberthyet nga fjala e zotit Rama ne asamble eshte rruga me efikase per nje sukses te ri te PS-se ne Tirane Sa nje gje e tille do te forconte shanset per fitimin e zgjedhjeve te pergjithshme nga PS ne 2013
Ky kandidim mund te jete i pershtatshem per Ramen por jo plotesisht per PS-ne. As efikas gjykoj se nuk do te jete per PS perkundrazi mund te jete me pasoja jo fort te pelqyeshme per socialistet po ti referohemi zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2013. Po ashtu edhe per banoret e kryeqytetit te cilet nga 2005 kane per kryetar te bashkise se tyre nje person qe me shume leviz neper Shqiperi per tu bere kryeminister sesa nje kryetar bashkie ne krye te puneve te bashkise. Riperseritja e kandidimit te 2007 dhe riciklimi i fabules se 2009 maksimalisht mund te strehojne perseri Ramen ne 2011 ne bashki e cila edhe kjo duket ende shume e rrezikuar por ne cdo rast nuk do te ezauroje lengimin e socialisteve dhe per me teper do te mbetet nje pengese e madhe gati e pakapercyeshme per te fituar zgjedhjet e 2013. Duket sikur po krijohet bindja se socialistet nuk do te mund te fitojne mbi Berishen derisa Rama te qendroje i ulur ne karrigen e kryetarit te bashkise.
Zoti Rama i kushtoi ne fjalen e tij nje hapesire te konsiderueshme kritikave te Berishes per 20 perqindeshin me Tan Leprin. Si nje akuze qe i behet zotit Rama si kryetar bashkie mendoni se ky sqarim duhej bere ne nje mbledhje te asamblese se PS
Nuk me takon te flas per kete ceshtje sepse fatkeqesisht ceshtja e korrupsionit si perceptim ngul kembe si perceptim ka prekur te gjithe klasen politike dhe lufta antikorrupsion ka mbetur vetem pjese e retorikes simetrike pa fakte aq me teper qe drejtesia nuk vepron. Tirana dhe Shqiperia jane aq te vogla sa mund te thuhet se informacioni e perceptimi menaxhohen ne menyre provinciale. Te gjithe dine se cbejne te gjithe dhe te gjithe qarkullojne thashethemet e veta e te gjithe te tjereve. Te gjithe syte kureshtare shikojne cdo dite dhe gojet shumefjaleshe tregojne me ke rrine politikanet dhe me ke hane dreka e darka dhe cfare jetese bejne. Sondazhet e shumta tregojne se per Bashkine e Tiranes dhe Qeverine Berisha perceptimi per korrupsion eshte i larte dhe askush nuk beson shpjegimet e tyre bile as brenda sallave te forumeve te tyre. Aq i larte dhe simetrik eshte perceptimi per korrupsion saqe votuesit nuk bejne dot dallimin duke i cilesuar te gjithe qe jane ne poste ekzekutive njelloj te korruptuar. Teknologjia me metaforen e makines se baltes se perdorur nga Rama nuk arrin te heqe dot kete balte apo njolle mbi drejtuesit e pushtetit vendor ne shumice nga bashkite apo komunat qe drejtohen nga socialistet. Saviano e perdor me sukses metaforen e makines se baltes se nuk eshte as kryeminister dhe as kryetar bashkie te tjeret nuk munden se nuk jane te besueshem vetem duke perdorur fjalet e Savianos.
Mendoni se argumentet qe solli ne sallen e mbledhjes se Asamblese Kombetare e bene te besueshem zotin Rama per kete ceshtje
Me vjen keq te pohoj nisur edhe nga reagimet e disa kolegeve te asamblese se kjo metafore nuk arriti te bindte as nje pjese te anetareve te saj e jo me votuesit gje qe e thane me shume kujdes ne diskutime edhe dy anetare te asamblese. Kerkohet ne realitet nga PS nje platforme integrale antikorrupsioni. Dhe me saktesisht vetem nje PS realisht ne opozite sic i ndodhi PD-se ne tete vitet opozitare 1997-2005 mund te ishte e besueshme ne artikulimin e nje strategjie te luftes antikorruspion. Berisha me peshen e perceptimit per korrupsionin nga skemat piramidale dhe shkaterrimin e shtetit ne 1997 arriti te behej i besueshem me karten antikorrupsion vetem se ishte realisht ne opozite per tete vjet. Dhe PS do te duket se eshte ne opozite dhe e besueshme ne luften e saj kunder korrupsionit vetem nese Rama do te jete ne opozite me socialistet e thjeshte dhe jo ne karrigen e kryetarit te bashkise ku qendron prej 12 vjetesh.
Kryetari i PS-se tha se protestat do te vazhdojne nderkohe qe zoti Ngjela beri thirrje qe protestat te zhvillohen si ne Dukat. Cili eshte mendimi juaj per edicionin e ri te protestave
Fillimisht me duhet te pohoj se protestat jane nje mjet demokratik qe duhet perdorur ne respekt te ligjit dhe per me teper ne respekt te rendit kushtetues. Ne kete kuptim dhe nisur nga ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 eshte naive dhe krejtesisht e pamundur qe te tentohet te rrezohet qeveria me protesta paqesore. Kurse nga protestat e dhunshme PS duhet te distancohet njehere e pergjithmone. Po ashtu me duket nje energji e shpenzuar ne menyre joefikase dhe lodhese per strukturat e partise qe duhet te pergatiten e konsolidohen per fushaten e ardhshme vendore. Kurse per deklaraten e Ngjeles do ta konsideroja te rrezikshme dhe te papergjegjshme thirrjen per te implikuar PS-ne ne organizimin apo drejtimin e turbullirave apo te veprimeve te dhunshme. PS duhet urgjentisht te distancohet nga thirrje te tilla te papergjegjshme e te rrezikshme per nje force politike serioze. Aq me teper qe Rama ka bere nje propozim qe afron shume zgjidhjen e krizes. Me vjen shume mire qe per kete ceshtje bashkendaj te njejtin qendrim edhe me Andis Harasanin dhe me siguri edhe me shume kolege te tjere socialiste me eksperience.
Rama ne fjalen e tij beri me dije se PS mund te aplikoje ne ditet ne vijim mocione besimi per zonjen Topalli dhe zotin Berisha sa te suksesshme do te ishin keto veprime
Keto jane praktika normale kushtetuese. Efikasiteti i tyre eshte i diskutueshem aq me teper qe nuk kam dijeni per ndonje analize politike per ceshtjet ne fjale. Per kryetaren e Kuvendit analiza do te ishte me e thjeshte aq me teper po ti referohemi raportit te BE-se dhe vendimmarrja do te ishte e shpejte. Per qeverine dhe kryeministrin duhet bere nje analize me e thelle e raportit avantazhe/dizavantazhe e opsioneve te mundshme si dhe nje veprim me intensiv persa i perket balances se numrave ne Kuvend. Ne parim me duket nje ide e drejte por duhet studiuar me kujdes dhe kerkohet te percaktohet nje kalendar i qarte veprimesh ne menyre qe kjo ndermarrje te jete e suksesshme dhe efikase.
PS eshte zgjeruar me 14 anetare te rinj cfare do te thote kjo A eshte i paramenduar ky zgjerim dhe sa efikas eshte ne kuptimin e bashkimit te se majtes per te fituar zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2013
Kjo eshte nje skeme e perfolur dhe e parafabrikuar per disa qellime por nuk eshte dhe nuk mund te jete as e plote dhe as nuk mund te ezauroje projektin per krijimin e se majtes se bashkuar. Se pari numri 14 duket paksa i cuditshem dhe i paqarte sepse askush nuk di dhe nuk thote se cilet jane keta 14 anetare te asamblese qe jane larguar dhe do te zevendesohen. Se dyti lista me emrat zevendesues ishte teresisht personale e kryetarit e pakonsultuar as me kryesine dhe as e bazuar ne kritere te ngritura mbi bazen e nje strategjie. Se treti nderkohe qe keta persona afrohen ne asamble disa te tjere tashme anetare dhe kundershtare te Rames nuk lajmerohen per te marre pjese ne mbledhje. Mes emrave ka persona qe e meritojne dhe ndoshta Rama duhet tu kishte kerkuar falje per margjinalizimin e tyre sic ka shume socialiste te tjere te afte e te ndershem qe jane larg kryetarit apo personave afer tij dhe Rames nuk i shkon mendja ti afroje. E thene ne menyre me te kondensuar futja e 14 emrave nuk ishte as pjese e nje strategjie per bashkimin e se majtes sepse nje strategji te tille nuk ka as e nje reflektimi te thelle per sjelljen e papershtatshme e neglizhuese me te gjithe ata qe kane kontribuar ne PS sepse edhe kjo ndjesi nuk ekziston mesa duket ende dhe as nje reflektim i sinqerte ndaj te gjithe atyre qe kishin menduar ndryshe apo kundershtojne Ramen sepse realisht duket se nuk ka respekt per mendimin alternativ dhe filozofine perfshirese. Shkurt do te thosha se ky veprim ishte me shume i keqmenduar sesa i pamenduar me shume i perkohshem sesa i pjesshem me shume i pasinqerte dhe me shume ne linje me filozofine e meparshme te rreshtimit dhe te frymes se oborrit.
Ne propozimet e kryetarit socialist kishte dy surpriza futja e Erjon Velise ne Asamblene Kombetare pa u bere ende mire anetar i PS-se dhe afrimi i Petro Kocit ne tryezen e koalicionit opozitar. Cili eshte mendimi juaj per keto levizje
Te dyja rastet nuk jane te ngjashme. Afrimi i Veliajt flitej e perflitej prej kohesh. Individi Veliaj nuk paraqet interes per debat nderkohe qe fenomeni Veliaj me duket se nuk duhet kaluar heshturazi. Nga reagimet ne asamble jo vetem kete radhe por edhe me pare kam vene re se fenomeni Veliaj intrigon apo me sakte bezdis disa nga politikanet e rinj dhe sidomos ata te talentuarit qe duan te bejne karriere ne PS permes rregullave te qarta. Shume nga ata e konsiderojne katapultimin e tij klientelist. Shume nga socialistet me pervoje e cilesojne antisocialiste spiralen e tij duke kujtuar se ne krye te Mjaft ai ishte perceptuar si luftetar qe socialistet te humbnin zgjedhjet e te shkonin ne opozite ne vitin 2005. Ne Berat ne zgjedhjet 2009 perceptimi per fenomenin Veliaj ska qene pozitiv. Dhe akoma me paradoksal eshte lenia e postit te kryetarit te G99 dhe kapercimi ne drejtimin e PS nderkohe qe G99 vazhdon te mbijetoje kjo me duket e drejte nga kendveshtrimi elektoral. Dhe ne themel te gjithe ketij perceptimi vendosin lidhjen speciale me Ramen duke e bere shume te brishte e jo fort bindes edhe propozimin e fundit ne asamble. Nderkohe qe flitet se katapultimi i tij si sekretar per emigrantet eshte ne gatim e siper dhe nuk mbaron ketu....
A mund te konsiderohet skema e shtimit te asamblese si projekt per bashkimin e se majtes
E majta vazhdon te mbetet e percare si rralle ne keto 20 vjet dhe kjo do te kete efekt negativ ne rezultatin e PS dhe te aleateve te saj. Ende PS-ja nuk ka nje strategji te qarte per bashkimin e se majtes nderkohe qe veprimet e perditshme e largojne dhe perkeqesojne bashkimin e madh te se majtes. Do te riperseris me guxim dhe duke ditur se kjo krijon reagim jo fort pozitiv ne disa segmente e sidomos ne disa personazhe te lidershipit te PS-se se pa nje marredhenie bashkepunimi te PS me LSI-ne bashkimi i madh i se majtes do te mbetet i paplote dhe defektoz nderkohe qe perpjekjet per te rrudhur apo eliminuar LSI-ne do te prodhojne reagime negative disproporcionale per PS dhe te majten duke e penguar ate te behet force fituese ne ballafaqimet e ardhshme elektorale. Nderkohe qe afrimi i forcave te djathta mund te konsiderohet pozitiv por gjithnje do te mbetet pragmatist dhe po te kemi parasysh natyren e drejtuesve te tyre gjithnje mbart rreziqe te konsiderueshme per stabilitetin e nje qeverisje eventuale koalicioni ne te ardhmen nderkohe qe mbetet shume i paqarte bashkepunimi elektoral me to.
Kreu socialist propozoi disa komisione te reja te Asamblese Kombetare mendoni se kemi serish krijim te strukturave paralele
Jane shpikje hileqare dhe me pak shanse per te qene te suksesshme. Kjo nuk do te thote qe jam kunder te gjithe individeve ne krye te tyre por te konceptimit te tyre dhe te emertimit te disa prej tyre. Jane hileqare sepse disa prej tyre jane bere qellimisht per te shmangur disa nga sekretaret nderkohe qe Rama duhet te kishte guximin te largonte ata sekretare me te cilet nuk ndjehet konfortabel. Verejtja ime eshte se edhe ne kete aspekt Rama nuk ishte i sinqerte dhe kjo eshte nje arsye tjeter per te sqaruar te gjithe ata qe u emocionuan sepse detyra ime tanime eshte te mbetem racional dhe i qete...por bashkepunues dhe mbi te gjitha i angazhuar pozitivisht...

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›