Oferta e Rames sot pergjigja e PD-se
Burime prane selise blu bejne te ditur per gazeten Panorama se gjate dites se sotme pritet te kete nje qendrim zyrtar lidhur me deklaraten e bere tri dite me pare nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se.
Pergjigja e PD-se
Mesohet se shumica parlamentare do te kerkoje zyrtarisht qe qendrimi i shprehur ne nje mbledhje te forumeve te PS-se te dergohet zyrtarisht ne Kuvend permes nje nisme parlamentare. Ky pritet te jete nje nga kushtet
e shumices. Mesditen e sotme pritet te zhvillohet mbledhja e radhes e grupit parlamentar demokrat por nuk dihet me saktesi nese do te jete kjo mbledhje ku PD-ja do ti ktheje pergjigje opozites. Burimet bejne te ditur per gazeten se maxhoranca do te kerkoje te zbatohet me perpikmeri Kodi Zgjedhor dhe vecanerisht neni 178 pika 6 e tij sipas te cilit me hapjen e kutive te materialeve zgjedhore digjen menjehere. Me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet sipas ketij Kodi KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit nxjerr proces-verbalet e votimit si dhe tabelat dhe proces-verbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se thuhet ne Kodin Zgjedhor. Sipas zyrtareve te larte te PD-se pavaresisht cdo qendrimi te opozites shumica nuk do te leshoje pe ne asnje moment nga zbatimi i kesaj dispozite.
Materialet zgjedhore
Ne te njejten kohe burimet shtojne se pas zyrtarizmit te propozimit te ri te socialisteve Partia Demokratike eshte e hapur te negocioje per menyren se si do te behet hetimi i materialeve zgjedhore. Debati ne kete pike duket se behet per vendin se ku do te administrohen keto kuti. Kodi Zgjedhor parashikon qe te gjitha materialet zgjedhore si proces-verbalet e konstatimit listat e zgjedhesve etj. te dergohen ne arkiv dhe pas ketij momenti cdo subjekt mund ti kerkoje ato. Por opozita pasi u terhoq nga hapja e fleteve te votimit mund te pretendoje qe materialet zgjedhore te hetohen pikerisht ne komisionin hetimor te ngritur ne Parlament dhe qe do te drejtohet pikerisht prej saj. Ne kete pike shumica thote se eshte e gatshme te negocioje. Pas nje debati me shume se njevjecar opozita u terhoq nga qendrimi i saj per te kerkuar hapjen e kutive te fleteve te votimit. Megjithese asaj iu kerkua qe te shkoje ne Gjykaten Kushtetuese ne Venecia dhe se fundi ne Strasburg nje deklarate e kreut te PS-se Edi Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare beri qe topi te kaloje ne fushen e maxhorances prej se ciles pritet nje pergjigje. Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit. Shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. Thjesht kerkojme materialet zgjedhore. Opozita kerkon hetim pikerisht sesa dhe si eshte zbatuar ligji themelor i bashkejeteses sone demokratike ligji zgjedhor tha Rama tri dite me pare.
Zogaj Qeveria ska gatishmeri per zgjidhjen e krizes
Opozita akuzon qeverine per vleresimet negative te theksuara ne raportin e hartuar nga Komisioni Europian per statusin e vendit kandidat. Koordinatori i opozites Prec Zogaj tha dje ne nje konference per shtyp se fakti qe maxhoranca nuk tregoi gatishmeri per te zgjidhur krizen dhe keqperdorja e Kuvendit ishin disa nga arsyet perse u refuzua statusi. shte kriza politike ku nenvizohet e bardhe ne te zeze se qeveria nuk ka treguar gatishmeri ne lidhje me propozimet e bera nga PS-ja per te tejkaluar ngercin politik. shte Kuvendi i zgjedhjeve te kontestuara qe ka degraduar nga nje institucion suprem i kontrollit te ekzekutivit sic parashikohet ne Kushtetute ne nje organ te varur e te keqperdorur. shte korrupsioni ne nivele te larta ne disa sektore e fusha te vecanta te prekura ndjeshem si gjyqesori shendetesia te drejtat e prones por edhe prokurimet publike dhe fondet e partive u shpreh Zogaj. Sipas tij te gjithe e kuptojne se nje hetim pa fletet nuk do te ishte i plote por opozita e ndermerr kete hap per te zhbllokuar ngercin per te zhbllokuar cfare eshte bllokuar per shkak te krizes per te fituar kohe ne lidhje me reformen zgjedhore qe duhet te vijoje menjehere me venien ne levizje te hetimit parlamentar. Ne te njejten kohe ai kritikon edhe deklaraten e bere pak dite me pare nga kryeministri Berisha per disa verejtje te evidentuara ne raportin e Komisionit Europian dhe do qe ti paraqiten Brukselit. Berisha do te ishte ne nje rruge krejtesisht te gabuar dhe do te jepte nje mesazh shume shqetesues per fatin e integrimit te vendit nese mendon te nderhyje per te ndryshuar raportin e BE-se. Nuk ka vend per te ndryshuar raportin por per te ndryshuar urgjentisht qendrimet ne perputhje me rekomandimet qe shoqerojne raportin ne fjale. Ky eshte i vetmi reflektim pozitiv dhe ska tjeter theksoi perfaqesuesi i opozites.
ADI SHKEMBI