E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, makina luksoze gjendet e shkrumbuar

Një makinë e shkrumbuar është gjendur në orët e para të ditës e shtunë, në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Sipas burimeve të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes, mësohet se një makinë luksoze me targa angleze, në pronësi të shtetasit me iniciale E.Z është djegur plotësisht. Mësohet se ky shtetas është me banim në Itali.

Efektivët e policisë deklarojnë se zjarrëvënia dyshohet të jetë e qëllimshme. Për fat, zjarri nuk ka shkaktuar dëmtime në zonën përreth apo persona të lënduar. Një grup hetimor i ngritur për ngjarjen ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun dhe autorësinë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›