Virozat e stinës së ftohtë, si t'i parandalojmë
TIRANE-Sipas vlerësimit të mjekëve, periudha e shfaqjes së gripit të mirëfilltë është fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit. Meqenëse ka ende kohë për të forcuar sistemin imunitar, i cili mban larg viruset, mjeku Tritan Kalo, mjek në spitalin infektiv në QSUT jep disa këshilla praktike që mund t'i ndjekë secili prej nesh për të mbajtur larg viruset sezonale, ku ai më kryesori është gripi. Këto këshilla fillojnë që me vitaminat dhe mineralet, dietën ushqimore, vaksinimin dhe sportin.
Vitaminat dhe
mineralet
Kryesore është marrja e vitaminave dhe mineraleve. Vitaminat dhe mineralet janë esenciale për sistemin tonë imunitar. Ajo që të gjithë e njohim për funksionin "anti-grip" është vitamina C , e cila është një antioksidant sepse stimulon sistemin imunitar dhe aktivitetin e rruazave të bardha të gjakut. Të nevojshme janë edhe vitaminat e grupit B të cilat ndihmojnë në kalimin e lodhjes që na karakterizon gjatë ndërrimit të stinës. Jo më pak të rëndësishme janë edhe kripërat minerale si zinku dhe bakri të cilat mbrojnë frymëmarrjen. Megjithatë mjeku këshillon që sasia e tyre të përdoret me kujdes.
Dieta ushqimore
Një faktor shumë i rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar janë edhe ushqimet që ne konsumojmë. Një dietë e cila stimulon imunitetin është me bazë drithërash dhe perimesh, të cilat sigurojnë vitamina të grupit B. Për sa i përket vitaminës C ajo gjendet në speca, kivi, rukola, luleshtrydhe, lakrën e kuqe, frutat e pyllit, agrumet etj. Edhe kripërat minerale nuk duhet të mungojnë në dietën e përditshme. Ato mund t'i gjejmë tek birra e freskët, peshku ton, molusqet, brokoli, qepa, lakra, domatja, kërpudha, drithërat apo fiqtë e thatë.
Vaksina
E nevojshme për t'u mbrojtur nga viruset e stinës është edhe vaksinimi. Vaksina parandalon dhe ndihmon trupin për t'u përgatitur për sezonin e ftohtë. Mjeku Tritan Kalo thekson se ka dy tendenca për vaksinimin ndaj gripit. Ka një qëndrim të përgjithshëm ku thuhet se duhet të vaksinohen të gjithë personat duke filluar nga mosha 2-vjeç, moshë kjo kur tek njeriu fillon të krijohet sistemi imunitar deri në çdo moshë. Ka edhe një pjesë tjetër mjekësh që mendojnë se duhet të vaksinohen ata njerëz që janë më të predispozuar për infeksione stinore. Grupet më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë të mushkërive, zemrës, të veshkave, diabetikët ose fëmijët që kanë probleme me hemoglobinën por edhe të gjithë personat që janë të detyruar të frekuentojnë ambiente të përbashkëta. Megjithatë, ai thekson se çdo njeri që ka mundësi duhet të vaksinohet me vaksinën e gripit.
Sporti
Një mënyrë tjetër për mbrojtjen e sistemit imunitar është edhe sporti i cili rrit me gati 20% numrin e antitrupave. Për këtë arsye edhe fëmijët duhen inkurajuar të praktikojnë një sport pa pasur frikë se duke u djersitur mund të ftohen. Sportet që përmirësojnë më tepër funksionimin e imunitetit janë sportet aerobike si: Çiklizmi, vrapi por edhe noti. Por kujdes! Nëse e ekzagjerojmë, lodhja e tepërt dobëson mbrojtjen dhe na bën më të hapur ndaj sëmundjeve. Kur bëjmë sport në ambient të hapur dhe të ftohtë gabimi ynë më i madh është të vishemi në mënyrë të tepruar ose të heqim dorë fare nga sporti kur bie shi apo fryn erë. Në realitet nëse praktikojmë rregullisht sportin, trupi ynë është mësuar të bashkëjetojë me këto situata jo favorizuese dhe e këshillueshme është që ai të mos ndërpritet në asnjë moment.
Të prekurit
Fëmijët nga mosha 6 deri 23-muajsh, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike janë më të predispozuar për t'u sëmurur nga forma më të rënda të gripit sepse kanë një sistem imunitar më të dobët. Natyrisht kontaktet me shumë njerëz, stresi, ushqimi i gabuar dhe një sistem imunitar i dobët janë faktorë që ndikojnë në prekjen nga viruset sezonale. Mjeku Kalo këshillon që të rritet edhe niveli i higjienës. "Larja e duarve shpesh herë ndihmon në parandalimin e infektimit",- shton ai. Virusi i gripit karakterizohet nga shumë simptoma. Kryesisht shenjat më dalluese janë: Rrufa, rrjedhje hundësh, djegie sysh, duke vazhduar me kollë ngacmuese dhe dhimbje fyti. Gjithashtu mjeku bën një apel për të gjithë personat që kanë këto simptoma. "Njerëzit duhet të evitojnë në maksimum të vetëmjekohen. Duhet të adresohen tek mjeku i cili është më kompetent për të kuptuar simptomat", -përfundon mjeku Tritan Kalo.
(d.b/OlaKalo/BalkanWeb)