Islami, leter Nishanit: Duam listat
Partia Socialiste i riperserit kerkesen Ministrise se Brendshme per t'i vene ne dispozicion te dhenat per shtetasit me pasaporte dhe ata qe kane aplikuar per leter njoftimin elektronik. Ne nje leter qe sekretari per ceshtjet Zgjedhore Kastriot Islami i dergon ministrit te Brendshem, Bujar Nishani shkruan se ne pergjigjet e derguara nga ky dikaster me date 27 maj 2009, ka pasaktesi dhe se MB nuk ka derguar informacion te plote ne drejtim te Komisionit Ad- hoc apo Partise Socialiste dhe se ka prova per ta vertetuar.
"Nuk eshte e vertete qe Ministria e Brendshme te kete nisur ne drejtim te Komisionit ad hoc kuvendor apo te PS informacione per te gjithe datat 1 Shkurt 2009, 20 mars, 1 prill, 7 prill, 15 prill, 30 prill, 5 maj dhe 19 maj 2009 qe ju permendi ne letren e firmosur nga Z. Poni. Kjo mund te vertetohet lehtesisht nga zyra e protokollit te Kuvendit. Per me teper qe pergjigjet tuaja ne reagim te kerkesave tona ne kuader te komisioni ad-hoc parlamentar, ne shumicen e rasteve, kane qene teper te vonuara, me te dhena kontradiktore dhe ne mjaft raste me te dhena te pasakta", shkruan Islami ne letren e tij.
Letra i eshte derguar per dijeni edhe ambasadorit te OSBE-se Robert Bosh, dhe Ambasadores te Misionit te Vezhgimit te Zgjedhjeve ne Shqiperi, Audrey Glover.
Islami veren se Ministria nuk ka derguar informacion as per daten e hapjes se stacionit te aplikimit gje qe eshte kerkuar qe diten e pare qe eshte zhvilluar mbledhja e Komisionit ad-hoc te Kuvendit e vazhdimisht.". Islami informon ne leter se situata e aplikimeve rezulton "ndryshe" nga ajo e paraqitur nga MB. Sipas tij, eshte i papranueshem perfundimi qe Ministria ka faktuar ku shkruhet se nje numer i konsiderueshem i atyre qe rezulton te mos kene nje pasaporte udhetimi te jene jashte Shqiperise si pasoja e emigracionit te jashteligjshem, duke iu referuar kesaj ceshtje thote se shifrat luhatet nga 160 mije deri ne 260 mije. PS thote se mes listes se votuesve pa pasaporte qe kane mbetur ende pa aplikuar dhe listes prej 729 710 votues pa pasaporte rezultojne diferenca te pashpjegueshme, dhe hedh dyshime se kjo liste eshte pakesuar . "Konkretisht ne CD derguar me 27 maj ku ndodhet Listat e votuesve pa pasaporte e te gjithe atyre qe ende nuk kane aplikuar ndodhen 418 560 votues nderkohe qe ne tabelen shoqeruese te printuar te kesaj shkrese kjo shifer eshte 324 074, duke shenuar keshtu nje diference prej 94 486 votues. Por me i rende eshte fakti se ne kete CD ndodhen emrat e 26 000 votuesve pa pasaporte qe nuk ndodhen ne listen fillestare prej 729 710 votuesve pa pasaporte. Kjo pasaktesi indirekt verteton dyshimin se shifra prej 729 710 eshte e zvogeluar gje per te cilen kemi ngritur prej kohesh shqetesimin", deklaroi Islami. Ai ka kerkuar meqenese sipas letres se Ponit rezulton se deri ne 26 maj kane aplikuar 1 100 173 shtetas nga te cilet 979 763 jane hedhur ne sistemin e kontrollit te dokumenteve, kerkohet po ashtu qe brenda dates 30 maj 2009 te na dergohen: "Kopje te Listes se 979 763 shtetasve qe kane aplikuar per leternjoftimi. Ju riperserisim se nuk ka nevoje te shoqeroni ate me asnje te dhene tjeter konfidenciale qe do te binte ndesh me parimet e mbrojtjes se te dhenave personale". Sekretari ekzekutiv per ceshtjet zgjedhore e mbyll letren e tij duke u shprehur se kerkesat e PS-se "jane ne funksion te rritjes se transparences se procesit. Se deklarimi se PS kerkon te ngreje nje sistem alternativ eshte vecse deklarim abuziv i drejtuesve te larte te Ministrise Brendshme". S.P
Funksionari socialist: Rrezikohet pajisja me karta ne 12 qarqet
Duke iu referuar shifrave te dhena nga Ministria e Brendshme ne lidhje me numrin mesatar te aplikimeve ne dite Islami thote se kur kane mbetur 17 dite pune deri me 12 qershor 2009, cdo stacion aplikimi mund te realizoje praktikisht gjate kesaj periudhe jo me shume se 400 aplikime te votuesve pa pasaporte. "Rrezikojne te mbeten pa aplikuar votues pa pasaporte ne qarqet Berat, Diber, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Korce, Kukes, Lezhe, Shkoder, Tirane, Vlore", shkruan Islami. Duke nenvizuar se niveli i aplikimeve ne keto qarqe, te shtetasve pa pasaporte eshte ne limitin e 50-60 per qind.