Arsenali e do Drogban

Arsenali është i interesuar që ta rikthejë Didier Drogban në Premierligë. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e la Chelsean gjatë verës, për t’iu bashkuar ekipit kinez Shanghai Shenhua.
Mirëpo, londinezët do të tentojnë ta bëjnë të vetin 34 vjeçarin, si zëvendësues ideal të Robin van Persiet. Drogba mund të largohet së bashku me bashkëlojtarin Nicolas Anelka.
Përpos Topçinjve, atë e kërkon edhe Juventusi dhe Liverpooli. Edhe Jose Mourinho, me të cilin punoi në Londër, gjatë verës e shikoi mundësinë që ta transferonte në Real Madrid. Gjithçka do të vendoset gjatë dimrit, kur të hapet afati kalimtar i janarit.