E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islanda dhe Shqipëria, bashkë në paradhomën e anëtarësimit në BE.

    Për herë të parë, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli mbërrin në Tiranë, Kryetarja e Parlamenti të Islandës Asta Johannesdottir, duke shënuar vizitën e parë të këtij niveli në historinë e marrëdhënieve dypalëshe.   Duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, Kryetarja e Kuvendit e cilësoi atë si një vizitë që do të nxisë bashkëpunimin e mëteshjëm dhe konkretizimin e marrëdhënieve, jo vetëm në nivel politik por edhe ekonomik.   Parlamenti i Islandës, parlamenti më i vjetër në botë, i themeluar në vitin 930, ka qenë një mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe zonja Johannesdottir vlerësoi partneritetin me Shqipërinë edhe në rrugën e përbashkët drejt BE-së.   Ishte një nder për mua tha ajo, që pata mundësinë të mbështes vendin tuaj me ratifikimin e protokollit të NATO-s dhe kam këqësinë që dy vendet tona janë në hapat e fundit drejt anëtarësimit në BE.   Në takim u bisedua mbi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi i fortë mes vendeve të vogla në një botë të globalizuar, pasi mbi të gjitha, nuk është madhësia, por idetë që pëcaktojnë statusin e një shteti.   Kryetarja e parlamentit të Islandës tha se Shqipëria me kulturën e saj të lashtë, dhe me hapat e rëndësishëm që po bën ka të gjithë potencialet për një të ardhme të suksesshme.   Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, duke vënë theksin në rëndësinë e kësaj vizite shprehu bindjen se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të njohë të tjera nivele dhe se Shqipëria mirëpret investime të biznesve islandeze.   Ajo tha se Shqipëria, vendi që vetëm 20 vjet më parë rrëzoi një nga diktaturat më të tmerrshme, është tashmë anëtare e NATO-s, po ecën në hapat e fundit drejt BE-së, ministrat e jashtëm të së cilit pranuan para pak ditësh këkresën për statusin e vendit kandidat e po ashtu, vitin e ardhshëm Shqipëria do të liberalizojë vizat me vendet e Bashkimit Europian.
Këto janë përpjekje gjigande që po japin rezultatin e tyre dhe na bëjnë të ndihemi krenarë, tha ajo.   Dy kryetaret e parlamenteve vlerësuan se shkëmbimet parlamentare mes dy vendeve duhet të rriten më tej dhe për këtë ekziston i gjithë vullneti i përbashkët.   Më tej, biseda u ndal edhe në forcimin e bashkëpunimit mes grave kryetare të parlamenteve por edhe deputeteve femra, ndërkohë që Islanda zë vendin e pestë në botë për barazinë gjinore.   Kryetarja e parlamentit të Islandës tha se do të ishte një kënaqësi për të, që të presë në një vizitë zyrtare Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë në Islandë, për të forcuar kështu më tej bashkëpunimin mes dy parlamenteve dhe dy vendeve.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›