Spanja, kryesuesja e ardhshme e BE-së: Integrimi i Shqipërisë do të jetë në axhendën tonë të përbashkët.
Spanja do të jetë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE.
Këtë mesazh përcolli Zëvendëspresidenti i parë i Senatit të Spanjës Isidre Molas në takimin që zhvilloi sot me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, në prag të marrjes së kryesisë së radhës së BE, nga Spanja në janarin e vitit të ardhshëm. Kryetarja e Kuvendit falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë në emër të Kuvendit dhe të saj personal për mbështetjen e rëndësishme që Senati dhe shteti spanjoll kanë dhënë për integrimin e Shqipërisë, ku së fundi në Bruksel u miratua aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria e konsideron Spanjën një vend mik dhe theksoi se vizita e zotit Molas, e para në Shqipëri është shumë e rëndësishme për konsolidimin e marëdhënieve dypalëshe. Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria po përjeton transformime të jashtëzakonshme, të cilat kanë ndryshuar jetën e shqiptarëve dhe që po i afrojnë ata çdo ditë e më shume me BE-në.
Duke folur për situatën ekonomike e politike në vend, Kryetarja e Kuvendit veçoi stabilitetin makroekonomik, me tregues ambiciozë, në kohën kur vendet e tjera janë përfshirë nga pasojat e krizës globale.
Senatori spanjoll, duke shprehur kënaqësinë e veçantë për vizitën në Shqipëri, vlerësoi progresin e arritur dhe tha se periudha e negociatave me BE-në, është esenciale. Ai siguroi Kryetaren e Kuvendit për orientimin dhe ndihmën që shteti i Spanjës do ti ofrojë Shqipërisë në këtë proces integrimi, për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Integrimi i Shqipërisë do të jetë në axhendën tonë të përbashkët gjatë kryesisë së radhës në BE, në janarin e vitit të ardhshëm- tha zoti Molas Kryetarja e Kuvendit ftoi biznesin spanjoll për të investuar në Shqipëri, në në energji, turizëm apo infrastrukturë, duke theksuar se investimet në këtë vend janë investime të rëndësishme për vetë të ardhmen e rajonit.
Kryetarja e Kuvendit i shprehu senatorit dhe mirënjohjen e veçantë për çmimin Princi i Asturias, që Spanja i akordoi shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, duke e cilësuar një nderim dhe krenari për të gjithë shqiptarët. Senatori spanjoll tha se çmimi për shkrimtarin Kadare dëshmoi më së miri se kultura shqiptare është pjesë e pandashme e pasurisë kulturore evropiane.