Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe miraton në parim Projektbuxhetin e vitit 2010.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 19 nëntor 2009, ora 17.00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe diskutoi në parim Projektbuxhetin e vitit 2010.
Gjatë diskutimeve për jashtë rendit të ditës, deputetët trajtuan çështje si projektbuxheti i vitit 2010, vendimi i Këshillit të Ministrave të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të pranuar aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, decentralizimi i pushtetit local , abuzimet me ndërtimet pa leje, etj. Në fjalën e tij para deputetëve, Kryeministri Sali Berisha e cilësoi buxhetin e 2010 si historik dhe më i madhi që ka patur ndonjëherë vendi. Kryeministri Berisha tha se dyfishimi në tërësi i buxhetit në harkun e 5 viteve, përbën garanci për çdo qytetar, se vendi do të zhvillohet më shpejt dhe dekadat e prapambetura do të lihen pas me vrull të papërmbajtshëm.
Duke e konsideruar si buxhetin e integrimit, kryeministri Berisha tha se ai do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE, liberalizimin e vizave dhe Forcat e Armatosura për të përmbushur misionin e tyre brenda dhe jashtë vendit në kuadrin e anëtarësimit në NATO. Kryeministri Berisha theksoi se vendimi i BE-së për të hapur dyert për integrimin e Shqipërisë nuk është dhuratë dhe se Qeveria e shqiptarët kërkojnë vetëm atë çfarë ky vend meriton.
"Me procesin e fundit zgjedhor,-tha kryeministri , Shqipëria faktoi se mund të mbajmë zgjedhje sipas standardeve më të larta dhe asnjë forcë nuk mund të nxijë akti madhor të pranimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat".
Duke u ndalur në lëvizjen e lirë të qytetarëve, zoti Berisha tha se ky është buxheti i parë që mbështet lëvizjen e lirë të qytetarëve. Lëvizja e lirë, tha ndër të tjera, Kryeministri, ka çmimin e vet, që është lufta ndaj krimit të organizuar me zero tolerancë.
"Lëvizja e lirë i jep fund ndarjes familjare, u jep qytetarëve mundësi punësimi dhe shkollimi, si dhe i jep fund një prej tregjeve më të shëmtuar. " Rritja e pagave dhe pensioneve me 7-14% ishte një pikë tjetër në të cilën Kryeministri u përqendrua gjatë fjalës së tij. Zoti Berisha tha se paratë për këtë rritje janë nxjerrë nga reforma e shpenzimeve administrative, që shënoi edhe shkëputjen e një tradite të trashëguar nga nomeklatura. Me këtë reformë, tha ndër të tjera Kryeministri, për të cilën është marrë standardi më i mirë në Europë, u bë e mundur që në vitin më kulmor të krizës të rriten rrogat dhe pensionet.
Projektbuxheti i vitit 2010 parashikon një rritje me 12 % të të ardhurave, të cilat do të vijnë edhe si rezultat i vazhdimit të luftës zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Duke u ndalur tek investimet në infastrukturë, veçanërisht në atë rrugore, Kryeministri Berisha tha se pas rrugës Tiranë-Prishtinë, po punohet për ndërtimin e rrugës së Arbrit që do të shkurtojë me 70% distancën me kryeqytetin dhe me 100 km distancën me Shkupin dhe boshtin e Jugut që cilësohet si jetik për vendin.
Kryeministri përmendi edhe akset e mëdha Tiranë-Elbasan, Berat-Tepelenë, si dhe rrugët kryesore Qafë-Plloçë-Qukës, Fushë-Krujë-Milot, Levan- Vlorë, Levan-Tepelenë, Fier-Levan. Një ndër projektet madhore që zoti Berisha përmendi në fjalën e tij ishte Unaza Verilindore dhe Juglindore me gjatësi 600-700 km.
Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje se do të punohet në rrugët që shkojnë drejt Alpeve, vargmaleve të Shqipërisë së Mesme, Tomorrit, Çajupit për të nxitur turizmin malor. Në lidhje me aspektin social të buxhetit, Kryeministri vuri theksin në rritjen e shpenzimeve që parashikohen për arsimin, shëndetësinë dhe çështjet sociale. Duke u ndalur në reformën për ndihmën ekonomike, zoti Berisha vuri në dukje se me zbatimin e kritereve të ndershme dhe transparente synohet të bëhet një shpërndarje e drejtë e kësaj ndihme, për t'i dhënë një goditje përfundimtare varfërisë në Shqipëri.
Shqipëria dixhitale ishte një tjetër zë i buxhetit për të cilin Kryeministri nënvizoi se Qeveria do të mbajë zotimin e saj me qëllim që shqiptarët të shkojnë në Europë si një shoqëri moderne dhe e zhvilluar. Partneriteti me pushtetin lokal, mbetet jetik në vizionin e Kryeministrit dhe të Qeverisë. Buxheti i vitit 2010 parashikon një rritje të konsiderueshme të grantit për pushtetin vendor, pjesë e të cilit është edhe fondi për zhvillimin e rajoneve. Kryeministri Berisha garantoi se gjatë vitit 2010 partneriteti midis pushtetit lokal dhe Qeverisë qendrore do të njohë një dimension krejt të ri. Kryeministri Berisha përcolli në séancë dhe urimet më të përzemërta ndaj Presidentit të ri të sapozgjedhur të BE, kryemijnistri belg Herman Van Rompuy, një nga personalitet më të shquara të politikës evropiane. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë vecantë që zoti Van Rompuy është një nga udhëheqësit e Partisë Demokristiane belge, një aleate tradicionale e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kryeministri Berisha tha se me zgjedhjet e reja në drejtimin e BE, hapet një fazë e re për Evropën dhe se këto zhvillime janë historike dhe për vendet që janë në rrugën e integrimit ku është dhe Shqipëria.
Një prezantim më teknik të projektbuxhetit të vitit të ardhsëm , paraqiti për deputetët, ministri I Financave Rdivan Bode, i cili tha se ky buxhet parashikon një rritje ekonomike prej 6 %, një inflacion më të ulët se vendet e tjera në rrajon e më tej, stabilitet makroekonomik, dhe garantoi se nuk do të ketë ndryshim të barrës fiskale.
Zoti Bode vuri në dukje se prioritetet për projektbuxhetin e vitit 2010 mbeten sektorët e arsimit, shëndetësë, bujqësia, rritja e pagave dhe pensioneve, që parashikohet të arrijë 7-10% dhe 4-10% respektivisht si dhe rritja e investimeve në infrastrukturë. Ministri Bode vuri theksin tek rritja e fondeve rrajonal për investime, rrjeteve rrugore të bashkive dhe komunave, politikat zhvilluese rajonale, rritja e granteve konkuruese etj.
Seanca vijoi me diskutimet mbi projektbuxhetin për vitin 2010 nga të gjithë ministrat dhe deputetët e mazhorancës. Projektbuxheti i vitit 2010 u miratua në parim nga 74 vota. Séance plenare i mbylli punimet në orën 23.05