E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia: E ardhmja e afërt e Shqipërisë është në familjen europiane.

  Ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë vjen në Shqipëri me mesazhin se e ardhmja e afërt e Shqipërisë dhe e rajonit është në familjen europiane.   Zoti Dimitris Droutsas në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shipërisë tha sot se politika e jashtme e Greqisë ka objektiva të qarta në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perendimor për përshpejtim të proceseve integruese.   Ai shprehu kënaqësinë dhe përgëzimet e qeverisë greke për vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, e po ashtu për liberalizimin e vizave që pritet të realizohet në vitin e ardhshëm.   Duke sjellë në vemendje synimet e agjendës së Selanikut të vitit 2003 për Ballkanin Perëndimor si dhe objektivin e politikës greke për të pasur si limit vitin 2014 për integrimin e vendeve të kësaj zone në BE, zoti Droutsas shprehu gjithë gatishmërinë për mbështeje të Shqipërisë përgjatë proceseve deri në anëtarësimin e plotë në BE. Të Greqia tha ai do të gjeni gjithmonë një mik dhe një aleat.   Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të marrëdhieve me vendet fqinje si Greqia, Kryetarja e Kuvendit falënderoi zotin Droutsas për gjithë mbështejen e Greqisë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO por edhe gjatë përpjekjeve për integrim europian.   Ajo e cilësoi liberalizimin e vizave si një nga çështjet më të rëndësishme për shqiptarët të cilët, pas izolimit të gjatë, tashmë janë ndarë me familjarët e tyre emigrantë pasi nuk mund të lëvizin dot të lirë në vendet e Bashkimit Europian.   Biseda u ndal edhe në integrimin e emigrantëve shqiptarë nëGreqi, të cilët ministri grek i cilësoi si shumë të rëndësishëm edhe në lidhjet mes dy vendeve.   Zonja Jozefina Topalli dhe zoti Droutsas biseduan edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhnieve ekonomike, e për të vijuar bashkëpunimin e fortë në investime.   Kryetarja e Kuvendit i përcolli përmes zotit Droutsas, përshëndetjet e përzemërta Kryetarit të Parlamentit të Greqisë, të cilin e mirëpret për një vizitë në Shqipëri. 
                                   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›