Kryetarja e Parlamentit të Islandës: Ne jemi vende kandidatë të përgatitur mirë për në BE.Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë: Jemi në një moment optimist, si asnjëherë tjetër më parë.
Pas takimit kokë më kokë dhe më pas, mes delegacioneve të dy parlamenteve, Kryetarja e Parlamentit të Islandës, Asta Johannesdottir dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhanë një konferencë të shkurtër për median.
Kryetarja e Parlamentit të Islandës u shpreh se: Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të bëj një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli. Kjo është vizita e parë zyrtare nga Althingi, Parlamenti i Islandës, në Shqipëri dhe kjo është gjithashtu edhe vizita ime e parë në vendin tuaj të bukur. Mezi pres të mësoj më shumë për Shqipërinë dhe të kem mundësinë të shoh vendet tuaja historike.
Duke përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe rrugën drejt BE-së, zonja Johannesdottir tha se Jam informuar në lidhje me reformat gjithëpërfshirëse që janë ndërmarrë në Shqipëri. Jam e bindur se anëtarësimi juaj në NATO dhe tashmë procesi drejt anëtarësimit në BE do të nxisë reformat e mëtejshme në vendin tuaj.
Si Shqipëria edhe Islanda, tha ajo, kanë aplikuar këtë verë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ne jemi vende kandidatë të përgatitur mirë. Në përputhje me traditën tonë të gjatë demokratike në Islandë, procesi i aplikimit në BE është shumë i orientuar nga Parlamenti dhe ai ka një rol aktiv në të gjithë procesin.
Ky vit shënon 20 vjetorin e ngjarjeve historike të vitit 1989, vit që shënon fillimin e tranzicionit demokratik në Europën Lindore. Ju uroj suksese të vazhdueshme në reformat tuaja. Vendi juaj, me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, ka të gjithë potencialin për një të ardhme të begatë, nënvizoi Kryetarja e Parlamentit të Islandës.
Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të parë të këtij niveli nga Islanda në Shqipëri, duke e konsideruar një nder për Kuvendin dhe për të personalisht, takimin me zonjën Johannesdottir.
Kemi diskutuar së bashku mbi proceset integruese, tha Kryetarja e Kuvendit. Islanda është një ndër vendet, e cila para pak kohësh aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat dhe është në fund të këtij procesi. Besoj se së bashku me Kroacinë, të dy bashkë këto vende do të bëhen anëtare të BE-së.
Shqipëria është në një ndër momentet e saj më të mira, moment në të cilin asaj i është pranuar kërkesa për statusin e vendit kandidat. Shumë shpejt të gjitha institucionet do të fillojmë ti përgjigjen pyetjeve që do të na vijnë. Jemi në një moment optimist, si asnjëherë tjetër më parë. Së shpejti në muajt e ardhshëm do kemi heqjen e vizave. Është një moment shumë i veçantë për Shqipërinë, kur e gjithë bota është në krizë financiare, ndërsa ne vazhdojmë të kemi një rritje ekonomike.
Kryetarja e Kuvendit u ndal edhe në miratimin në parim të buxhetit, një nga seancat më të rëndësishme të kalendarit parlamentar. Dje ka qenë një ditë e gjatë, por e rëndësishme e diskutimit të buxhetit. Një buxhet jashtëzakonisht i guximshëm, shumë ambicioz, i cili rrit të ardhurat e tij me rreth 600 milionë dhe kjo është diçka tjetër, që do të bëjë që Shqipëria, për një periudhë shumë të shkurtër, të shkojë drejt mbylljes së të gjitha proceseve, për tu bërë pastaj anëtare e BE-së. Kryetarja e Kuvendit tha se i kërkoi Kryetares së Parlamentit të Islandës që të nxiten investitorët e vendit të saj për të eksploruar mundësitë e jashtëzakonshme, të shumta të në prej momenteve më të mira të ekonomisë, si dhe në fushën e energjitikës, turizmit apo në fusha të tjera. Ajo tha se gjeta të gjithë gatishmërinë për të pasur shkëmbime ndërparlamentare, për të bashkëpunuar në çdo proces integrues. Natyrisht e falënderova fort për ndihmën që Parlamenti i Islandës i ka dhënë Shqipërisë, kur ka votuar për Protokollin e NATO-s. Pyetjes nga gazetarët për protestën e sotme të opozitës, Kryetarja e Kuvendit iu përgjigj : Për mua është thjesht një protestë kundër heqjes së vizave.