E Diel, 1 Nëntor 2026

Islanda do të mbesë pa akull brenda një shekulli

 

Alarmi i fundit mbi ngrohjen globale vjen nga Islanda; komisioni mbi ndryshimet klimatike ka bërë të ditur se akujt që ndodhen në këtë vend do të shkrijnë të gjithë brenda shekullit të ardhshëm. Tani për tani Islanda po gëzon disa efekte pozitive të këtij fenomeni, duke arritur të kultivojë grurë për herë të parë, por nëse nuk do të merren masa të menjëhershme, pasojat do të jenë tragjike për të gjithë, pasi akujt e shkrirë influencojnë në ngritjen e niveleve të deteve, gjë që mund të ketë një efekt katastrofik për qytetet bregdetare të të gjithë botës.

Akulli është pakësuar shumë, momentalisht mbulon një sipërfaqe prej 8 mijë kilometër katror dhe arrin deri në 900 metër trashësi. Sipas shkencëtarëve, akulli po shkrin me shpejtësinë e një metri në vit, por procesi mund të përshpejtohet nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›