FMN: 700 miliardë s'mjaftojnë!
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se paketa amerikane e shpëtimit të tregut të kredive të shtëpive mund të mos jetë e mjaftueshme.
FMN thotë se humbjet ne sistemin kreditor të Shteteve të Bashkuara si dhe asetet financiare që janë të lidhura me keto kredi, pritet të jenë dyfishi i 700 miliardë dollarëve të paketës se shpetimt të rënë dakort me Kongresin.
Parshikim i tyre për këto humbje është rreth 1.4 trilion dollarë.
Raporti në fjalë thotë se rënja e vazhdueshme në tregun e shtëpive në Amerikë ende nuk e ka arritur kulminacionin.
***
Çmimet e aksioneve në Azi po tregojnë shënja stabilizimi pas shitjeve masive në tregjet globale ditën e hënë.
Në Tokjo indeksi Nikej e rimorri veten pas një rrënie prej pesë përqindësh në momentin e hapjes së bursës, ndërkohë që tregjet janë kryesisht në gjëndje pozitive në pjesë të tjera të kontinentit.
Australia ka shkurtuar normën e interesit me një përqind në kushtet e një alarmi të vazhdueshëm, lidhur me qëndrueshmërinë e sistemit financiar.
Aksionet në Nju Jork, Londër dhe Paris, pësuan rrënie të madhe gjatë ditës së hënë.
Analistët thonë se egziston një frikë në rritje se paraliza në tregjet e kreditit po përhapet në ekonominë globale.
***
Kriza financiare ka prekur sektorin e prodhuesve të automobilëve. Një zëdhënës i koncernit të Opelitkonfirmoi se prodhimi i uzinës së Bohumit me 5 mijë punëtorë është pezulluar që prej javës së kaluar. Prodhimi fillon sërish javën e ardhshme. Të punësuarit u udhëzuan të mos bëjnë orë shtesë. Uzina në Ajzenah (Eisenach) me 1 800 punonjës është mbyllur që dje për tre javët e ardhshme. Dy firmat bija të Folksvagenit (VW), Seat dhe Skoda kanë zvogëluar prodhimet e tyre në Spanjë dhe Pragë. Edhe Mercedes-Benz dhe BMW njoftoi se do të ulë prodhimin e automjeteve.
***
|Asgjë nuk e tregon më mirë gjendjen në Wall Street se sa lehtësimi, që në fund të ditës minusi ishte vetëm 370 pikë dhe që për herë zë parë në katër vite rezultati përfundimtar ishte nën 10 000 pikë.
"Njerëzit janë të frikësuar. Dhe festa e Halloween-it nuk është tani," e përshkruan brokeri David Henderson atmosferën në bursën e Nju- Jorkut. Dhe në fakt ngjarjet janë frikësuese. Në të njëjtën ditë një vit më parë, indeksi i Dow Jones arriti vlerën rekord prej 14 000 pikësh, plus, gjë që duke patur parasysh rënien e tanishme tregon për sigurinë që ekzistonte. Kurse ditën e hënë më 6 tetor, krejt e kundërta. Ndërkohë që vetëm 264 aksione ishin në plus, 2886 aksione të tjera ranë shumë.