E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islanda i kthen borxhet Britanisë e Holandës

Qeveria e Islandës ra në ujdi me Britaninë e Madhe dhe Holandën për kthimin e borxheve bankare. Siç njoftoi në Rekjavik kryeministrja Jóhanna Sigurdardottir, marrëveshja përkatëse është e gatshme dhe pret nënshkrimet e ministrave të financave. Në bazë të marrëveshjes qeveria në Rekjavik duhet të pguajë deri në vitin 2024 gjithsej 3,8 miliardë euro në arkën shtetërore britanike dhe atë holandeze, që do të thotë më shumë se dy të tretat e buxhetit të saj shtetëror. Britania e Madhe dhe Holanda kanë dëmshpërblyer me këtë shumë bashkëkombasit dhe klientët e tyre, pas falimentimit në vitin 2008 të bankës islandeze 'Icesave'.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›