E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku pëson ulje përballë euros

Leku shqiptar pëson përsëri ulje në krahasim me euron vetëm pas dy ditësh. Pas zhvlerësimit të ditëve të fundit euro ka rifituar përsëri pozicionin e mëparshëm. Një euro është shkëmbyer sot në tregun valutor në Tiranë me rreth 138 lekë pra me rreth 3 pikë më pak se para dy ditësh. Rritje kundrejt lekut ka pësuar edhe dollari edhe pse është një rritje e lehtë me vetëm 2 pikë. Lëkundje të shpeshta të tregut të këmbimit valutor u përcaktuan prej specialistëve të dëmshme për ekonominë dhe biznesin në Shqipëri, por ajo që është e dukshme është se euro vazhdon të jetë një monedhë e fortë kundrejt lekut. Euro vazhdon të fitoj pozicione edhe në tregun ndërkombëtar valutor, ndërkohë që dollari ka pësuar ulje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›