BE propozon një fond prej 280 milionësh për prodhimtarinë e qumështit
Prodhuesit evropianë të qumështit mund të shpresojnë për ndihma të tjera financiare nga Bashkimi Evropian. Pas konsultimeve të gjata, komisionerja e BE-së për bujqësinë, Mariann Fischer Boel prezantoi në Luksemburg një fond të ri të BE-s për qumështin në nivelin e 280 milionë eurove. Gjermania dhe 20 vende të tjera anëtare kanë kërkuar për vitin e ardhshëm 300 milionë euro ndihma urgjente. Në kuadër të konferecës së ministrave të bujqësisë disa mijëra bujqë parlajmëruan se do të dalin në rrugë me traktorë për të protestuar për kushte më të mira. Për shkak të çmimit të ulët të qumështit shumë bujqë e shohin të kërcënuar aktivitetin e tyre.