E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një biletë shkon në 200 euro, sot pritet rritje e çmimit

Një biletë dje për në tribunën e "Qemal Stafës" ka shkuar deri në 200 euro. Nëse ditën e parë të shitjes së biletave çmimi në "tregun e zi" shkoi menjëherë 100 euro për një biletë të tillë, dje ky çmim është dyfishuar, por më e "keqja" pritet të ndodhë sot, teksa ka pritshmëri që ky çmim të shkojë deri në 300 euro, pasi pritet ardhja e emigrantëve dhe e kosovarëve. Ndërsa në "tregun e zi" një biletë përkarshi (3 mijë lekë të reja zyrtarisht) është shitur 10 mijë lekë, ndërsa 2-mijëshja është shitur deri në 8 mijë lekë të reja.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›