Islanda vendos te ngrije negociatat me Bashkimin Europian

Islanda ka vendosur të ngrijë negociatat me Bashkimin Europian. Vendimi është vulosur nga partia progresiste dhe ajo e pavarur, grupime të qendrës së djathtë të cilat janë ngarkuar të formojnë qeverinë e re. Dhe ka qenë pikërisht ky vendimi i parë që kanë marrë deri në realizmin e një referendumi për këtë temë. Kryeministri i vendit është shprehur se ende nuk është bërë e ditur se kur do të realizohet referendumi. Sipas tij gjërat në Europë kanë ndryshuar shumë që kur Islanda nisi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian në vitin 2009. tashmë qendra e djathtë e kthyer në pushtet pas pesë vjetësh në opozitë vendos të ndryshojë marrëdhëniet me Brukselin.