E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Elbasan Ketu te shikojne syte vetem rrenim

Kryesocialisti Edi Rama ndodhet në Qarkun e Elbasanit për një seri takimesh elektorale, të cilat i ka nisur nga Belshi. Një zonë ku tha se të shikon syri vetëm rrënim.  Vizitën në Qarkun e Papunësisë së Madhe, siç e quan Elbasanin, Rama e nisi nga Belshi. Një zonë ku tha se të shikon syri vetëm gropa dhe braktisje.  Ndërsa prezantoi Musa Ulqinin, Rama rrëfeu se socialistët e Tiranës kanë mbetur të pakënaqur nga moskandidimi në kryeqytet I ish-kryetarit të qytetit të tyre. Vetë kandidati duket ende disi i çorientuar nga 4 vjet shkëputje me partinë, dhe shokët i thërret me titullin e gabuar.  Ndërsa Ben Blushi që kryeson grupin e socialistëve në qarkun e Elbasanit, akuzoi deputetët demokratë se kanë braktisur Belshin.  Socialistët premtuan në Belsh heqjen e monopolit të duhanit, ndërsa shprehën bindjen se qarku i Elbasanit do të rikthejë Partinë Socialiste në pushtet.
Rama zhvillon këndin e fjalës në Tregan: Plan konkret zhvillimi për ujërat termal Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një bisedë me disa banorë të Treganit, në Elbasan, të cilëve u premtoi një plan konkret zhvillimi për zonën dhe më shumë vëmendje, nëse arrin të vijë në pushtet. Duartrokitjet e tepërta e bezdisën.  Kryesocialisti priste pyetje nga këndi i fjalës që zhvilloi në Tregan të Elbasanit, ndërsa simpatizantët nuk kursenin zellin në pohime. Lideri i PS-së përsëriti se shëndetësinë do ta bëjë falas, dhe se nuk shqetësohej nëse për këtë e quajnë marksist.  Pak dhembshuri e shfaqi edhe për policët që kërkojnë lekë në dyert e spitaleve.  Rama premtoi një plan konkret zhvillimi për ujërat termal të kësaj zone dhe siguroi banorët e Treganit se kjo nuk është e hera e fundit që e shikojnë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›