Ismail Kadare, i dorëzohet sot çmimi "Princi i Asturias"
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare do të marrë sot pasdite Çmimin e madh spanjoll, Princi i Asturias për Letërsinë (Prince of Asturias Award for Letters), një nga çmimet me prestigjoze në botë në një ceremonie solemne të organizuar në Teatrin Campoamor të Oviedo-s (Spanjë).Princi i Asturias, Don Felipe de Borbón do të mbyllë këtë ceremoni me një fjalim, që tradicionalisht konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme që ai realizon gjatë vitit.
Fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse, Kadare, 73 vjeç, kandidat i çmimit Nobel në letërsi, i nderuar më 24 qershor të këtij viti me Çmimin e madh spanjoll, ndodhet në Ovideo së bashku me familjen e tij, ndërsa ka qënë i pranishëm në një seri aktivitetesh të organizuar në vigjilje të këtij çmimi.
Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim që fondacioni "Prince of Asturias" ua akordon "atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë".