Ekonomia britanike mbetet në recension

Ekonomia britanike ka mbetur në recesion gjatë tremujorit të tretë në kundërshtim me parashikimet e ekonomistëve që mendonin se ai do t'i linte vendin rimëkëmbjes ekonomike, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot.
Sipas vlerësimit të parë nga zyra kombëtare e statistikave (ONS), Prodhimi i Brendshëm Bruto britanik u ul me 0,4 për qind gjatë tremujorit të tretë në raport me tremujorin e mëparshëm dhe 4,7 për qind në një vit.
Ekonomia britanike ka regjistruar rënie në tremujorin e gjashtë radhazi.
Ky është një zhgënjim për ekonomistët që kishin parashikuar një rritje me 0,2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Edhe sterlina ka pësuar një ulje të ndjeshme në tregjet e këmbimeve duke u shkëmbyer nga rreth 1,11 euro në 1,0970 euro.