E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, grevë për shërbim më të mirë publik

Italianët kanë nisur një grevë të përgjithshme 24 orëshe të premten, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur shumë qytete në mbarë vendin. Por një situatë e tillë do të vështirësojë punën për shumë njerëz. " Do të shohim, unë shpresoj të mos ketë probleme madhore," tha Maria Stella, një pensioniste e cila po nxitonte për të arritur autobusin e fundit para se të niste greva e përgjithshme. Greva, e drejtuar nga unionet më të mëdha në vend, zhvillohet në shenjë proteste ndaj kryeministrit italian Silvio Berlusconi dhe qeverisë se tij të qëndrës së djathtë, për të cilët sindikatat thonë se kanë shkurtuar vendet e punës dhe se kanë shkaktuar dëme në shërbimin publik. "Ne kërkojmë një shërbim më të mirë publik për të gjithë," thotë një punëtor i sektorit publik. Në shumicën e qyteteve, transporti publik nuk do të funksionojë gjatë gjithë ditës. Vetëm disa shërbime të pakta me tramvaj apo trena, do të jenë në funksion. Greva kombëtare pritet të sjellë më shumë garanci për shërbimet e transportit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›