E Diel, 1 Nëntor 2026

Ismail Qemalit i ngatërrojnë emrin, në bustin e tij shkruhet: Ismai pa L-në

Vetëm pak minuta pasi u shua i gjithë entuziasmi i krijuar në lulishten pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku qysh sot do të prehet shtatorja e Ismail Qemali Vlorës, arkitetkit të pavarësisë së shqipërisë, vjen edhe incidenti i parë.

Me sa duket nuk është vënë re, apo konsideruar problem nga punuesit e bustit, apo edhe nga të pranishmit që e inaguruan, por Ismail Qemail Vlorës i është “ngrënë” një gërmë.

Denoncimin e ka bërë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në rrjetin social Twitter.

“Shikojeni sesi ia kane shkruar vulgaret emrin Ismail Qemalit ne shtatoren e inauguruar sot per faqen me te zeze:-(“- shkruan Rama.

Siç mund të shihet edhe nga foto, emrit i mungon L-ja, duke e bërë kështu: Ismai, dhe jo Ismail.

Busti i Ismail qemalit i shkruar gabim

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›