Mori nga rruga flamurin, policia dhunon dhe arreston të miturin (VIDEO)
Tiranë- Një i mitur është dhunuar nga Policia e Shtetit vetëm sepse kishte hequr një flamur kombëtar nga dekoracionet e rrugës për ta vendosur në ballkonin e shtëpisë së tij.
Sakaq efektivët nuk janë mjaftuar me kaq, por siç duket edhe nga pamjet i kanë vendosur edhe prangat të miturit, sjellje kjo jashtë çdo precedenti të mëparshëm e në kundërshtim me ligjin.
Siç duket edhe nga pamjet e hedhura tashmë në You Tube, i riu jo vetëm dhunohet por edhe arrestohet si një kriminel.
Ndërkohë ngjarja ka tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve të shoqerisë civile, të cilët mësohet po përgatisin letrën për Ministrinë e Brendshme, Avokatin e Popullit dhe Policinë e Shtetit. Në të cilën kërkohet zbatimi i ligjit dhe marrja e masave urgjente për të tillë efektivë policie.
Shoqeria civile bën apel për denoncimin e të tilla rasteve, të cilat parashohin ndëshkime të forta për shkelësit e ligjit, qofshin këta edhe persona me uniformë policie si në rastin në fjalë.

Dhunohet i mituri

Të miturit i vihen pranga
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: