E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Ne 20 vite jane rikuperuar shekuj

“Këto 20 vite janë rikuperuar shekuj”. Kështu ka dekaruar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në konferencën ndërkombëtare 100 vjet pavarësi, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisë.

Kryeparlamentarja e ka cilësuar këtë 100 vjetor një moment reflektimi për të gjithë shqiptarët dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që luftuan për ndërtimin e shtetit shqiptar.

“Sot kombi shqiptar feston i lirë 100 vjetorin. Në 20 vite Shqipëria ka bërë mjaft progres. Në 20 vite janë rikuperuar shekuj. S'besoj se ndonjë komb tjetër ka bërë aq shumë”- u shpreh Topalli.

Por një mirënjohje të veçantë Kryeparlamentarja ia dedikoi edhe të gjithë atyre që kryejnë studimet historike për të paraqitur të vërtetat historike ashtu siç janë.

“Gjysma e firmëtarëve të pavarësisë janë arratisur ose burgosur dhe ne nuk kemi asnjë gjë për këtë. Për Dom Nikollë Kacorrin nuk është lejuar të shkruhet gjë,as për Lef Nosin. Kështu që është detyra e historianëve ta trajtojnë historinë ashtu sic ajo është në të vërtetë”- shtoi ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›