E Diel, 1 Nëntor 2026

Noka Goditja ne asetet kriminale e suksesshmeSekui BE do tju mbeshtese

Goditja e aseteve kriminale ka arritur sukses në luftën ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Deklarata është bërë nga Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, në Workshopin e drejtuesve të skuadrave të antikorrupsionit të policisë së shtetit.

“Rritja e forcës goditëse ndaj elementëve kriminalë dhe goditja që u është dhënë në ‘thembrën e Akilit’, në sekuestrimin e asteve kriminale ka shënuar progres dhe arritje shumë pozitive në këto vitet të fundit. Një ndër arsyet kryesore për këto arritje, është edhe përgatitja e ekspertëve, trajnimi dhe kualifikimi i tyre, për zbatimin rigoroz të ligjit, çka padyshim përbën një nga shtyllat ku është bazuar realizimi i detyrimeve të Planeve të Veprimit në zbatim të Strategjisë Antikorrupsion për Policinë e Shtetit”-, nënvizoi Ministri Noka.

Kreu i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, u shpreh se BE-ja do vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Shqipërinë në luftën ndaj krimit financiar dhe të gjithë fenomeneve të tjera kriminale, sikurse ka bërë këto 10 vjet, nëpërmjet misionit PAMECA.

“Shqipëria vazhdon të përdoret si rrugë tranziti për trafiqet, por shqipëria ka barë shumë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit.
Hetimet proaktive duhet të jenë shumë active dhe Shqipëria i ka kapacitetet për goditjen e këtij kriminalitetit që kërkon bashkëpunimin e të gjithë institucioneve. Është bërë shumë për të plotësuar kuadrin ligjor”-deklaroiSekui.

Ekspertë të antikrimit financiar të bashkimit europian kanë ndarë eksperincën e tyre me kolegët e policisë së shtetit. Në tëkim është vlerësuar niveli professional i specialistëve shqiptarë, si një garanci për suksesin në goditjen e korrupsionit apo aseteve kriminale të organizatave kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›