Ismaili ia dorëzoi kredencialet Obamas

Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Amerikan, Barack Obama, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Javë më parë, ambasadori Ismaili pati marr letrat kredenciale nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja Jahjaga e pati udhëzuar ambasadorin Ismailin që t’ia përcjell dëshirat e saj më të mira presidentit Obama për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet speciale ndërmjet dy vendeve.