BE për më shumë liri të shtypit

“Me rastin e ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Bashkimi Evropian rikujton këto parime dhe vlerëson të gjithë ata që luftojnë për respektimin e lirisë së shprehjes dhe për shtypin e lire, pluralistik dhe për mediet e tjera gjithashtu. Censurimi dhe kërcënimi i redaktorëve, shkrimtarëve, gazetarëve ose kolumnistëve është i papranueshëm, ashtu siç është edhe përdorimi i dhunës dhe arrestimeve të nxitura nga shteti që u bëhen atyre”, ka thënë ajo.
Sipas Ashton, BE-ja e vlerëson lartë punën e guximshme të gazetarëve, të cilët, shpesh në kushte shumë të rrezikshme, vazhdojnë të japin informacione të pavarura.
“BE-ja i bën thirrje të gjitha shteteve që të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe t’i lejojnë ata që të kryejnë rolin e tyre qenësor për raportimin dhe komentimin e ngjarjeve në mënyrë të pavarur, pa frikë nga dhuna dhe shpagimi. Liria e shprehjes zgjerohet edhe deri te interneti dhe mediet e tjera, dhe BE-ja është vendosmërisht kundër çdo kufizimi të pajustifikueshëm, joproporcional të qasjes ose përdorimit të këtyre medieve”, përfundon deklarata e saj.