Jaksiq: Kosova është diasporë, për Beogradin zyrtar

Nënkryetari i të ashtuquajturës Bashkësi e Komunave veriore, Marko Jaksiq, ka thënë se në pjesën jugore të Kosovës nuk do të mund të zhvillohen zgjedhjet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Serbisë.
Ai ka thënë se ky devijim i Beogradit zyrtar është pasojë e marrëveshjeve të arritura mes kryenegociatorit të Serbisë, Branislav Stefanoviq me kryenegociatoren e Kosovës, Edita Tahiri, transmeton Telegrafi.
Jaksiq ka thënë se derisa zgjedhjet serbe në Kosovë nuk mbahen sipas Ligjit zgjedhor serb, atëherë për Beogradin zyrtar serbët e Kosovës trajtohen si serbët e diasporës.
Edhe partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë serbe për marrëveshjen e arritur me OSBE-në për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Sipas tyre, derisa organizimi i zgjedhjeve në Kosovë do të jetë ndryshe nga organizimi i tyre në Serbi, tregon se Beogradi zyrtar dalëngadalë po heq dorë nga Kosova.