Ismaili për tensionet në Kuvend: PD-së i ka dalë tymi me kohë

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili reagoi sot pas tensioneve në seancën plenare, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe ndezën tymuese e flakadanë gjatë votimit të projektligjeve.
Në një reagim në rrjetet sociale, ku ndau edhe një video nga momentet e tensionit në Kuvend, Ismaili u shpreh se tymi i ka dalë me kohë PD-së.
“Ne e dinim që flakën e vinit ju në protesta, por tani që i doli edhe tymi blu askush s’ka dyshime. Në fakt, tymi i ka dalë me kohë PD-së”, shkroi Ismaili.
/gj.m/j.p/r.e/