E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish probleme me hi

Hapësira ajrore në veri të Italisë u mbyll përkohësisht gjatë ditës së djeshme, si pasojë e reve vullkanike që kanë përfshirë këtë pjesë të vendit.

Vendimi për mbylljen e hapësirës ajrore është marrë nga Enac (Enti italian për trafikun ajror). Por të hapura megjithatë qëndruan aeroportet e Venecias, Triestes dhe Riminit.

Edhe në buletinin e Eurocontrol (Enti evropian për trafikun ajror) theksohet se një pjesë e hirit vullkanik ka përfunduar mbi hapësirën ajrore të Italisë veriore dhe se është kërkuar ndalimi i fluturimeve.

Reja e hirit vullkanik mbuloi edhe pjesët jugore të Francës dhe të Zvicrës, duke provokuar mbylljen e disa aeroporteve dhe duke penguar fluturimet në gjithë kontinentin.

Meteorologët kanë parashikuar se reja e hirit do të dobësohet gradualisht, gjatë përhapjes së saj në pjesët jugore të Gjermanisë, Çekisë dhe të Austrisë.

Reja e hirit ishte e pranishme edhe në Spanjë dhe Portugali, me ç’rast e pengoi dukshëm punën e aeroporteve në Porto, La Korunja, Vigo dhe Santiago.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›