E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isuf Kalo: ”Mjekët më shumë punë në zbatimin e reformës spitalore”



Mjekët do të kenë më shumë punë dhe përfitime në zbatimin e reformës spitalore në shëndetësi. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Standardeve dhe Akreditimin, Isuf Kalo shprehet se mjekët do të punojnë më shumë gjatë zbatimit të reformës sepse do të shpërblehen në bazë të punës së kryer dhe më të vlerësuar do të jenë ata që plotësojnë standardet e vendosura në spitale. Në këtë kontekst mjekët do të punojnë edhe për të vendosur një standard të ri për marrëdhëniet mjek- pacient. Reforma spitalore, e cila nisi në fillim të këtij viti me përfshirjen e spitaleve në vend në skemën e sigurimeve shëndetësore, do të sjellë një marrëdhënie më të mirë mjek-pacient. “Shpresohet që do të ketë një marrëdhënie të mirë, sepse do të imponohen standardet dhe të gjitha standardet përbëjnë aspekte të të drejtave të pacientit”,- u shpreh Kalo.

3 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›