E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëlçia, funksionimi i mirë largon brenda dy-tre javësh sëmundjet



Funksionimi i mirë i mëlçisë jo vetëm që mban larg prej nesh sëmundjet, por edhe në rast se ato janë të pranishme shërohen brenda dy-tre javësh. Mëlçia bën pjesë në funksionin e shumë organeve vitale që janë qenësore për shëndetin. Prandaj është me rëndësi që ndaj mëlçisë të veprohet mirë dhe të bëhen përpjekje që të ruhet. Meqë luan rol të madh në procesin e tretjes, kujdesi për mënyrën dhe zgjedhjen e ushqimit kërkon vigjilencë të madhe. Mëlçia është laborator i trupit të njeriut. Ushqimi dhe pijet jo të shëndosha të përditshme bëjnë që në mëlçi dhe tëmth (fshikëz) të formohen me qindra-mijëra gurë. Në tëmth këta gur mund të dallohen kur marrin formë më të madhe, por në mëlçi këta gur nuk shihen lehtë, përveç kur bëhet incizimi MRI. Me pastrimin e tëmthit dhe mëlçisë, organizmi i njeriut rigjenerohet, që do të thotë që shumë sëmundje zhduken brenda dy-tre javësh. Personi që bën pastrimin nga gurët do e ndiej veten më të freskët, do të jetë më vital dhe i shëndoshë. Askush prej nesh nuk mund ta pastrojë tëmthin dhe mëlçinë duke i lënë parazitët në to.
Pastrimi
Para se të bëhet pastrimi i mëlçisë, duhet të realizohet trajtimi mjekësor për mbytjen e parazitëve. Gjithashtu, rekomandohet të bëhet pastrimi i veshkave para se të bëhet pastrimi i mëlçisë. Veshkat, fshikëza dhe trakti i urinës duhet të jenë në gjendje të shkëlqyeshme të funksionimi, sepse kështu ato mund të largojnë në mënyrë të suksesshme çfarëdo substance të padëshiruar që aksidentalisht është absorbuar nga zorrët edhe pasi të jetë nxjerrë jashtë vreri. Hapi tjetër që duhet të bëhet para nisjes së procesit të pastrimit të mëlçisë është kontrolli i gojës te dentisti. Goja juaj duhet të jetë pa kurrfarë metali dhe pa baktere (kavitacionet-zbrazësitë duhet të jenë të pastra). Goja toksike e helmuar mund të jetë barrë e rëndë për mëlçinë, që e ngarkon menjëherë pas pastrimit. Kështu duhen rregulluar problemet me dhëmbët nëse doni të arrini rezultate më të mira.
Funksioni
Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit, etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj. Në këtë rast dieta e përshtatshme, që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon detyrën e zorrës, është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë, që të lehtësojë si nxjerrjen e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.
Ushqimi
Që të mos e ngarkojmë së tepërmi dhe që t’i mundësojmë punë të mirë mëlçisë duhet t’ia lehtësojmë detyrën. Përparësi duhet dhënë artikujve ushqimorë që treten lehtë, duhet shmangur shtesat ushqimore të ngarkuara, dhe ushqimi duhet shpërndarë në shtesa të rregullta gjatë gjithë ditës: kafjalli i pasur, dreka dhe darka e lehtë, zemra gjatë paradites dhe pasdites (më së miri fruta ose jogurt). Për personat që kanë probleme me mëlçinë ushqimi duhet të jetë shumëllojshëm dhe me masë. Të sëmurët nga mëlçia duhet t’i kushtojnë kujdes të madh mënyrës së të ushqyerit. Nuk ka nevojë për viktimizime të mëdha, por mjafton që të ushqyerit të jetë i llojllojshëm, me masë dhe me kalori që i përgjigjen nevojave të trupit dhe punës që kryejmë. Problemet me tretjen do t’i evitojmë nëse e pakësojmë marrjen e yndyrave, posaçërisht ato të sallameve dhe djathërave. Këto lloje të ushqimeve duhet konsumuar vetëm kohë pas kohe. Edhe prodhimet nga qumështi janë burim i rëndësishëm i yndyrave: djathërat, sidomos djathi i vjetër nuk duhet të jetë pjesë e ushqimit. Qumështi me pak yndyrë duhet zëvendësuar me atë të payndyrë. Edhe mëlmesat janë burim i yndyrave: gjalpi, margarina dhe vaji duhet konsumuar me masë, ndërsa ushqimin e fërguar vetëm në raste të rralla. Vezët lejohen por jo më tepër se dy në javë.

Mëlçia
Është organi më i madh në organizëm
Pjesa më e madhe e saj ndodhet në anën e djathtë, menjëherë nën diafragmë
Merr formën e diafragmës
Bie në kontakt me organet si:
Lukthi
Duodenumi
Fshikëza e tëmthit
Zorra e trashë
Ka dy faqe:
Faqen diafragmatike
Faqen viscerale
Pjesa e pambuluar me peritoneum - zona e zhveshur
Nëpër zonën e zhveshur përcillen infeksionet dhe tumoret nga mushkëria e djathtë
Ka katër lobe anatomike:
Lobin e djathtë
Lobin e majtë
Lobin katror dhe
Lobin bishtor (mbi portën e mëlçisë)
Furnizohet me gjak përmes arteries së përbashkët të mëlçisë (degë e trungut celiak)
Funksioni
Përpunimi i lëndëve të ndryshme të organizmit
Prodhimi i faktorëve të koagulimit
Detoksikimi i helmeve
Prodhimi i vrerit
Fshikëza e tëmthit
Është organ i vogël
I vendosur në faqen viscerale të mëlçisë
Përbëhet nga:
Fundi
Trupi
Qafa
Qëndron në marrëdhënie të ngushtë me mëlçinë, pjesën e tërthortë të zorrës së trashë dhe me zorrën dymbëdhjetëgishtore
Furnizohet me gjak përmes arteries së fshikëzës
Vreri tëmthit
Prodhohet në mëlçi dhe fshikëz të tëmthit
Nga mëlçia mblidhet nga kanali i majtë dhe i djathtë i mëlçisë
Këto dy kanale bashkohen dhe formojnë kanalin e përbashkët të mëlçisë, i cili pasi të bashkohet me kanalin e fshikëzës së tëmthit merr emrin kanali i përbashkët i tëmthit
Ky kanal pastaj shkon deri te pjesa e pasme e duodenumit ku derdhet bashkë me kanalin kryesor pankreatik

3 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›