Zhbogar në Vetëvendosje, prezantoi prioritetet e BE'së për Kosovën
Mësohet se Zhbogar njoftoi përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për angazhimin dhe prioritetet e zyrës që ai drejton si dhe agjendën e BE-së për Kosovën.
"Diskutimi u përqendrua në katër çështje kryesore: sundimi i ligjit, situata ekonomike dhe mundësitë për prosperitet ekonomik, negociatat dhe marrëveshjet me Serbinë si dhe ndryshimet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor", thuhet ne një komunikate te VV.
Në takim përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! theksuan nevojën e bashkëpunimit bilateral me vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën, si dhe kundërshtuan marrëveshjet me Serbinë që po realizon qeveria e Republikës së Kosovës.
"Po ashtu në këtë takim u prezantuan qëllimet e projektet e VETËVENDOSJE!, si dhe programi politik i Lëvizjes, nëpërmjet të cilit propozohen rrugë dhe mënyra për ta dalë nga kriza aktuale politike dhe ekonomike", thuhet me tej ne komunikatën e VV.